web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi mbetet “thatë”, dy trajnerët që po ndiqen

31 Maj 2025, 17:44, Sport CNA

Juventusi mbetet “thatë”, dy trajnerët që po ndiqen

Pas refuzimit të Antonio Contes dhe largimit të Gian Piero Gasperinit drejt Romës, Juventus mbetet “thatë”, sa i përket çështjes së stolit.

Igor Tudor, i cili fillimisht shihej si zgjidhje e përkohshme për Botërorin e Klubeve, është një nga kandidaturat e mundshme për stolin bardhezi, për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit po studiojnë trajnerë të ndryshëm, për tu besuar drejtimin e skuadrës.

Ndër alternativat e tjera përmenden Stefano Pioli dhe Roberto Mancini. Pioli, pas eksperiencës në Lindjen e Mesme, është i hapur për rikthim në Itali dhe vlerësohet për aftësinë e tij në menaxhimin e të rinjve dhe ndërtimin e ekipeve me identitet.

Mancini mbetet një tjetër emër që klubi ka në konsideratë, pasi ishte kontaktuar edhe më herët. Vendimi për trajnerin e ri pritet të merret gjatë javës së ardhshme.





Lajmet e fundit nga