web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PSG-INTER/ Finalja e Champions League, gjithçka në kohë reale

31 Maj 2025, 21:03, Sport CNA

PSG-INTER/ Finalja e Champions League, gjithçka në kohë reale

Inter dhe Paris Saint Germain përballen mbrëmjen e kësaj të shtune, në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve.

Të dyja ekipet do të kërkojnë me çdo kusht trofeun, por kryesisht PSG-ja, që nuk e ka fituar asnjëherë kompeticionin.

Finalja e vetme për francezët mbetet ajo e vitit 2020, ku u mposhtën nga Bayern Munich.

Në anën tjetër, Interi rikthehet në një finale të Ligës së Kampionëve pas dy vitesh, kur u mposht në Stamboll nga Manchester City. Trofeun e fundit në këtë kompeticion skuadra italiane e ka fituar në vitin 2010.

LIVE PSG-INTER 5-0

Komenti live: 

86’- Gooool Paris Saint-Germain 5-0. “Turpërohet” Interi, francezët shënojnë edhe të pestin me Mayulu.

73’- Gooool Paris Saint-Germain 4-0! Spektakli i francezëve nuk ka të ndalur. Rrugën e rrjetës e gjen edhe Kvicha Kvaratskhelia.

64’- Gooool Paris Saint-Germain 3-0! Francezët prekin trofeun e Champions League. Doue ka shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi i talentuar shfrytëzoi një asist nga Vitinha dhe me një gjuajtje të fortë në zonë, e ndali topin në rrjetë.

46’- Pjesa e dytë nis ashtu si e para, me PSG-në në sulm. Kvaratskhelia shpërdoron një mundësi tjetër të mirë, duke gjuajtur jashtë.

45'- Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

37’- Rasti më i mirë për Interin. Thuram provon me kokë pas një krosimi nga këndorja, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

21’- Goool 2-0 Paris Saint-Germain! Nuk ndalen francezët, që shënojnë edhe të dytin. Pas një kundërsulmi vrastar, Doue e ndali topin në fundin e rrjetës, i ndihmuar edhe nga një devijim i Dimarco.

12’- Gooool PSG-ja 1-0! Zhbllokohet takimi. Një “ish” ndëshkon Interin. Hakimi merr një top të shkëlqyer në zonë dhe me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Nuk feston në shenjë respekti ndaj zikaltërve.

5’- Minutat e para flasin për francezët. Paris Saint-Germain duket më i vendosur në këtë fillim lojë. Italianët e kanë të vështirë të kalojnë mesin e fushës.

Nis ndeshja. Luhet vetëm për fitore. 





Lajmet e fundit nga