web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Triumf me vuajtje ndaj Tomorit, Skënderbeu i bën presion Dinamos në krye

15 Tetor 2022, 14:37, Sport CNA

Skënderbeu ka regjistruar fitoren e radhës në Kategorinë e Parë, teksa ditën e sotme ka mposhtur minimalisht Tomorin.

Korçarëve i ka mjaftuar një gol i Belajdi Pusit në minutën e 45-të, për të marrë 3 pikët.

Një triumf me vuajtje për skuadrën e Memellit, në një sfidë ku nuk mungoi as tensioni.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 11 pikëve, po aq sa edhe Dinamo kryesuese, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.





Lajmet e fundit nga