web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi me vdekje të dashurën e tij, sulmuesi i Mançester Junajtid arrestohet sërish për…

15 Tetor 2022, 14:32, Sport CNA

Sulmuesi i Mançester Junajtid, Mejson Grinvud, ka marrë sërish një vëmendje të madhe nga mediat në Britaninë e Madhe.

Ai ndezi shumë polemika kur ish e dashura e tij, Herriet Robson, e akuzoi atë për dhunë fizike, përdhunim dhe kërcënime me vdekje, duke postuar foto dhe mesazhe zanore, që e nxirrnin zbuluar Grinvudin.

Kësaj radhe ai është arrestuar sërish, pasi siç raporton policia e Mançesterit, ka tentuar që të kontaktojë Robsonin, gjë të cilën gjykata nuk e lejonte.

Kështu ai është rikthyer dhe njëherë në paraburgim, me gjërat që bëhen më të vështira për 21-vjeçarin, i cili pritej të rikthehej që të luante për “Djajtë e Kuq”, nëse do të dilte i pafajshëm.





Lajmet e fundit nga