web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana nis merkaton vrullshëm, prezantohet afrimi i dytë

12 Qershor 2024, 20:10, Sport CNA

Pas Aldi Gjumsit, Tirana ka prezantuar edhe afrimin e dytë në merkato.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë, Arhan Isuf, i cili vjen nga Bullgaria. 

25-vjeçari është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e tij të parë në kampionatin shqiptar.


NJOFTIMI: 

Mirësevjen Arhan Isuf.

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e radhës në merakton e verës. Mbrojtësi i djathtë, Arhan Isuf është emri më i ri që do të rreshtohet në radhët e bardhebluve.

25-vjeçari bullgar është bashkuar në stërvitje me ekipin dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e tij të parë në kampionatin shqiptar, pas një eksperience të gjatë në futbollin bullgar.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje mbrojtësit Isuf dhe shumë suksese me fanellën bardh’ e blu.





Lajmet e fundit nga