
Teodor Vaso, krenaria e Korçës, legjenda e futbollit korçar, u shua këtë të diel në moshën 82-vjeçare.
Ai la një dhimbje të thellë në zemrat e sportdashësve.
Futbollisti korçar lindi në 15 shtator të vitit 1941 dhe u angazhua në sport fare i ri. E nisi karrierën si atlet në vitin 1955. Në moshën 16-vjeçare, ai u bë pjesë e stërvitjes me të rriturit e ekipit të Dinamos.

Kaloi te Partizani, për të vijuar me 17 Nëntorin e në fund me Skënderbeun. Ishte titullar i padiskutueshëm i Kombëtares shqiptare që kishte në krye trajnerin, të madhin Loro Boriçi.
Vaso ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me Kombëtaren, si lojtari me më shumë takime nga futbollistët korçarë.
Pikërisht këto takime ndërkombëtare e bënë atë të njohur duke i nxjerrë në pah cilësitë që kishte. Gjatë karrierës së tij futbollistike, ai ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse.

Ikona e futbollit do të mbahet mend gjatë për ndeshjen e vitit 1967, ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të enjtur kundër Republikës Federale Gjermane.
Asokohe, Teodori u shpall heroi i ndeshjes pasi gjermanët u eliminuan duke mos shkuar në finalet e Botërorit.
Vaso ka dhënë një kontribut të çmuar në futbollin shqiptar, megjithatë nivelin më të lartë si futbollist e arriti në kohën kur ishte pjesë e Skënderbeut, gjithashtu pjesë e Kombëtares.

Kjo falë shtypit të huaj, që sa herë pasqyronte takimet e kuqezinjve, emri i Teodorit ishte i pamundur për të mos u shkruar. Si mbrojtës apo si mesfushor para prapavijës, pak rëndësi kishte.
Teodor Vaso mban dekoratat “Mjeshtër i Merituar i Sportit”, “Medaljen e Artë” dhe “Emblemën e Artë të Korçës”./ CNA


Teodor Vaso, ikona e futbollit shqiptar, është ndarë nga j...
Fulham do të paguajë 4.6 milionë euro për Armando Brojën, në...
Ernest Muçi, realizoi golin e radhës në Turqi, me fanellën e...
Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas ndeshjes, ku skuadr...
Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen...
Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefs...
Armando Broja, është i detyruar ta ndjekë ndeshjen ndaj To...
Bayern Munich regjistroi fitoren e radhës në kampionat, te...
Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e Superiores, të vle...
U luajtën këtë të shtunë katër ndeshjet e javës së 25-të në ...
Me ekipin e parë të Skënderbeut, që është i dënuar dhe nuk...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Erzenit dhe Laçit, e vlefshme...
Nuk prodhoi fitues dueli i pretendentëve në Superligën e Kos...
Shqipëria U-19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me Malt...
Formati i ri për kompeticionet europiane, duket se po i sh...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, deklaroi se miqësoret do të...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për sh...
Superliga do të luajë tre ndeshje të javës së 28-të këtë t...
Partizani do të përballet me Teutën këtë të shtunë, në një...
Mirlind Daku, ishte mungesa surprizuese në listën e trajne...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...