web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bundesliga/ Bayern Munich fiton me pesë gola të shënuar

16 Mars 2024, 18:31, Sport CNA

Bundesliga/ Bayern Munich fiton me pesë gola të shënuar

Bayern Munich regjistroi fitoren e radhës në kampionat, teksa fitoi me shifrat e thella 5-2 në transfertën ndaj Darmstadtit të Klaus Gjasulës.

Darmstadti e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi i pari në avantazh me anë të Skarke në minutën e 28-të.

Megjithatë bavarezët shtrinë dominimin e tyre dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë me anë të Musialës dhe anglezit Harry Kane. Në pjesën e dytë ishte sërish Musiala që shënoi të tretin për Bayernin, para se të asistonte për golin e katërt, të shënuar nga Gnabry.

Por spektakli nuk kishte përfunduar ende, pasi në kohën shtesë u shënuan edhe dy gola të tjerë, nga Thel për Bayernin dhe Vilhelmsson për Darmstadtin, të cilët vulosën shifrat 2-5 të rezultatin final.

Me këtë fitore bavarezët konsolidohen në vendin e dytë të renditjes me 60 pikë, 7 më pak se Leverkusen, që luan vetëm të dielën ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Bundesligës gjermane.

Në sfidat e tjera, Union Berlin mposhti Werder Bremenin me rezultatin 2-1, Mainz triumfoi ndaj Bochumit 2-0, Augsburgu fitoi 1-3 në transfertën ndaj Wolfsburg dhe Heidenheim e M’Gladbach u ndanë në barazim 1-1.





Lajmet e fundit nga