web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reali rikthehet te fitorja, Roma “shfryn” ndaj Lecce-s

7 Dhjetor 2024, 23:17, Sport CNA

Reali rikthehet te fitorja, Roma “shfryn” ndaj Lecce-s


Real Madrid u rikthye te fitorja në La Liga, pasi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 skuadrën e Girona-s në transfertë.

Fitore e pastër e madrilenëve, që iu falën golave të Bellingham, Guler dhe Mbappe.

Me këtë sukses, Reali ngjitet në kuotën e 36 pikëve, në vendin e dytë, 2 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Në Serie A, te fitorja u rikthye edhe Roma. Verdhekuqtë shkatërruan Lecce-n me rezultatin 4-1 në “Olimpico”.

Kjo është fitorja e parë për trajnerin Ranieri, me kryeqytetasit që mbajnë vendin e 11-të në renditje me 16 pikë.





Lajmet e fundit nga