web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Real Madrid-Barcelona, shënohet goli i shtatë

12 Janar 2025, 21:29, Sport CNA

Real Madrid-Barcelona, shënohet goli i shtatë

Barcelona po fiton me rezultatin 5-2 ndaj Real Madrid, në finalen e Superkupës së Spanjës.

Reali kaloi i pari në avantazh me Mbappe në minutën e 5-të, ndërsa Barça barazoi me Yamal në minutën e 21-të.

Robert Lewandowski shënoi nga penalltia në minutën e 35-të, për t’i dhënë avantazhin katalanasve.

Ishte Camavinga, që me një ndërhyrje të gabuar ndaj Gavit, shkaktoi 11-metërsh. Arbitri rishikoi pamjet në VAR dhe nuk kishte dyshime për penalltinë.

Në minutën e 39-të, ishte Raphinha që realizoi të tretin, ndërsa në fund të pjesës së parë shënoi edhe Balde. 

Fraksioni i dytë nisi me Barçën më kërkuese dhe në minutën e 48-të, Raphinha shënoi të pestin. 

Katalanasit mbetën me 10 lojtarë në minutën e 58-të, pasi Sczesny u ndëshkua me të kuq. Nga kjo përfitoi Real Madrid, që shënoi me Rodrygon për 5-2. 





Lajmet e fundit nga