Daja me fjalë të mëdha pas fitores ndaj Ludogoretsit
Kampioni i Kosovës, Ballkani triumfoi me rezultat komod 2-0...
Ministria e Financave ka hedhur që me datë 4 prill për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Edhe pse ka parashikuar një afat 1-mujor, për dhënien e mendimeve për këtë projektligj, ende nuk dihet se çfarë po bëhet me të.
Ministria, nga ana e saj, mendon se e ka përmbushur detyrimin e saj, duke thirrur aktorët, si p.sh. Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe të gjitha federatat, në një tryezë të rrumbullakët, ku ka bërë një prezantim të projektligjit dhe të relacionit që e shoqëron atë. Burime nga ishkompanitë e basteve thonë se ato nuk janë konsultuar mjaftueshëm dhe nuk dinë nëse sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në rishikimin e këtij projektligji. Ndërkohë që jemi në muajin korrik dhe ky projektligj ende nuk është diskutuar në komisionet parlamentare dhe, siç dihet, procedurat kërkojnë kohën e tyre, derisa ky ligj të miratohet nga parlamenti. Ndërkohë që miratimi i tij është i lidhur ngushtë me një sërë investimesh kritike në sport, që aq shumë priten, jo vetëm nga komuniteti sportdashës, por edhe nga publiku i gjerë.
Shqipëria ka shënuar ndërkohë disa rezultate impresionuese në disa sporte, si në mundje, atletikë, karate, peshëngritje, boks, taekuondo etj., dhe pritshmëritë janë të mëdha për rezultate të tjera të larta në arenën ndërkombëtare. Si do të bëhen investimet aq shumë të kërkuara në sport? Si do të bëhet përgatitja e ekipeve kombëtare, që do të prezantojnë Shqipërinë në Lojërat e ardhshme olimpike “Paris 2024”, kur buxheti i akorduar për federatat është minimalist? Me buxhete të tilla nuk mund të kemi pretendime për një përfaqësim dinjitoz të Shqipërisë në këto Lojëra dhe për të marrë medaljet aq të dëshiruara për të gjithë shqiptarët. Në draftin aktual të këtij projektligji duket se ka mangësi të mëdha edhe për sa i përket vlerës minimale, se si mund të luhet në bastet “online”, ku kërkohet kartë krediti edhe për vlera të papërfillshme, si p.sh. 100 lekë. Nëse nuk vihet një standard për vlerën minimale kur kërkohet kartë krediti, ky projektligj do të dështojë dhe njerëzit do të tërhiqen e do të luajnë në tregun e zi, ku procedurat janë më të thjeshta. Në këtë mënyrë drafti i deritanishëm është evaziv dhe lë vend për abuzime.
MUNGESA E MINISTRISË SË SPORTEVE – Po diskutohet një projektligj për sportin, ku ministria përgjegjëse për sportin nuk është pjesë e Komisionit të Licencave, ku dihet se të ardhurat që do të vijnë nga bastet “online” do të jenë të dedikuar për projekte për sportin dhe inovacionin. Nga ana tjetër, federatat dhe shoqatat sportive janë të paqarta në lidhje me kriteret dhe procedurat që ato duhet të ndjekin në lidhje me aplikimin për projekte të ndryshme në fushën e sportit. Edhe në këtë rast duket se financimi i sportit do të ngelet peng i humorit të qeverisë, apo i ministrit të radhës, nëse do të kryhen financimet aq të dëshiruara në sport, apo jo.
Për më tepër duket se ky projektligj bie në kundërshtim edhe me ligjin aktual për sportin, në të cilin parashikohet krijimi, pranë ministrisë përgjegjëse për sportin, i Fondit Kombëtar për Zhvillimin e Sportit nga të ardhurat që sigurohen nga bastet sportive dhe lojërat e fatit, sipas legjislacionit në fuqi për lojërat e fatit. Nuk dihet se si është menduar zgjidhja e një kontradikte të tillë, kur vetë ministria përgjegjëse për sportin nuk është e përfshirë në Komisionin e Licencave! Duket se edhe nëse gjithçka shkon mirë, instancat përkatëse janë shumë vonë në lidhje me informimin e publikut, pasi nuk është menduar akoma, se si do të promovohen në publik bastet “online”, si do të mbrohen konsumatorët minorenë nën 18-vjeç, që të mos përfshihen në bastet “online” etj
Kampioni i Kosovës, Ballkani triumfoi me rezultat komod 2-0...
Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është shfaqur i kënaqur ...
Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë që e mbajti larg ...
Formula e re e sezonit të Kategorisë Superiore të Kampiona...
Partizani barazoi 1-1 ndaj Bate Borisov në stadiumin “Air Al...
Ballkani e nisi me një fitore të madhe rrugëtimin e këtij ...
Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Partizanit...
Legjenda e portës holandeze, Edvin Van Der Sar pësoi një hem...
Partizani luan sot në “Air Albania” ndeshjen e turit të pa...
Për mikrofonin e MCN TV, para sfidës Partizani-Bate Borisov,...
Partizani do të presë në orën 20:45 BATE Borisov teksa do të...
Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë ndaj Zalgir...
Kanë përfunduar të dyja sfidat e pasdites të vlefshme për tu...
Duke filluar nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Partizanit...
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me...
Mirlind Daku është zyrtarizuar në klubin e Rubin Kazan në ...
Idi Batha nuk do të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë S...
Qarabag po luan tani kundër ekipit të Lincoln Red Imps. Ndes...
Edhe pse ekipi nuk është plotësuar ende në masën 100%, pas...
Një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në lista...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...