Pjesë e parë spektakolare, por në Partizani-Bate Borisov mungojnë golat
Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Partizanit...

Ballkani e nisi me një fitore të madhe rrugëtimin e këtij sezoni në Champions League. Për llogari të raundit të parë, Kampionët e Kosovës mposhtën në stadiumin Fadil Vokrri me shifrat 2-0, Ludogorets. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja mori një fitore të merituar teksa e dominoi të gjithë ndeshjen duke limituar jashtë mase kualitetet e bullgarëve ndërsa tashmë janë me një këmbë në raundin e dytë.
Sa i takon kronikës së ndeshjes, pjesa e parë foli e gjitha për Ballkanin me vendasit që sinjalin e parë e dhanë me Nazmi Gripshin në minutën e 12-të. sulmuesi anësor mori një top të gjatë nga prapavija, por nuk mundi ta stoponte në mënyrën e duhur dhe aty portieri kundërshtar përfitoi për të zotëruar sferën. Gjithsesi, në vijim lojtarët e Ballkanit u shfaqën të papërmbajtshëm dhe pesë minuta më vonë Kuc provoi nga distanca, por pa gjetur kuadratin.
Miqtë ishin të shtangur dhe Despodov për pak sa nuk shkaktoi një penallti në minutën e 21-të me portierin Padt që priti topin mbi vijën fatale. Në minutën e 35-të, Ballkani kompleton një aksion model të nisur nga portieri Koliçi dhe të përfunduar nga Gripshi, goditja e të cilit përfundoi jashtë për pak centimetra.
Goli ishte në ajër në stadiumin Fadil Vokrri dhe në fakt festa nuk mungoi teksa në të 46-tën, Meriton Korenica shënoi nga një pozicion i prirët brenda zonës kundërshtare. Diagonalja e sulmuesit nuk mundi të ndalej nga portieri Padt dhe festa ishte legjitime për “Xhebrailat” e pranishëm në shkallët e Fadil Vokrrit.
Fraksioni i dyti nisi ashtu siç u mbyll i pari, me Ballkanin në sulm. I pari që rrezikoi ishte Gripshi në minutën e 47-të teksa goditja e sulmuesit u prit në dy kohë nga portieri Padt. Por, ky i fundit nuk mund të bënte asgjë tetë minuta më pas kur Lorenc Trashi harkoi në zonë dhe Qëndrim Zyba shënoi me kokë. 2-0 për Ballkanin dhe festa edhe njëherë tjetër i takoi tifozëve nga Suhareka.
Në të 67-tën, miqtë u dukën për herë të parë në portën e mbrojtur nga Koliçi teksa Naressi goditi me kokë, por gardiani i Ballkanit u shfaq i gatshëm dhe priti topin mbi vijën fatale duke shmangur një gol të sigurt. Në të 84-tën, Ludogorets iu afrua golit me Yankov, por për fat të mirë topi u ndal në shtyllë edhe pas një devijimi të lehtë nga portieri Koliçi.
Kështu, deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe Ballkani hedh një hap të sigurt drejt raundit të dytë aty ku do ta priste fituesja e çiftit Olimpija Ljubjanë-Valmiera. Gjithsesi, klubi nga Suhareka ka edhe një tjetër sforco në Bullgari ndaj Ludogorets para se të mendojë për ndeshjet e raundit të dytë.
84′ Ludogorets i afrohet golit, por këtë herë fati është me Ballkanin teksa goditja e Yankov u ndal në shtyllë edhe pas një devijimi të lehtë të Koliçit
67′ Rasti i parë për Ludogorets, Naressi godet me kokë pas një goditje këndi, por Koliçi pret në vijën fatale dhe shpëton skuadrën nga një gol i sigurt
55′ Gooooooooool! Ballkani dyfishon shifrat në Fadil Vokrri përballë Ludogorets, Qëndrim Zyba shënon pas asistit të Lorenc Trashit
47′ Ballkani e nis pjesën e dytë aty ku e mbylli të parën, vendasit janë vazhdimisht në sulm dhe Gripshi sërish rrezikon portën e Ludogorets duke detyruar portierin Padt të presë në dy kohë
45+1′ Gooooooool! Festë në stadiumin Fadil Vokrri, Meriton Korenica kalon Ballkanin në avantazh
35′ Aksion model i Ballkanit. Nis nga portieri Koliçi dhe vijon me kombinime në mbrojtje e mesfushë për të përfunduar me një silurë të Gripshit me topin që përfundon pak centimetra jashtë kuadratit
21′ Minuta të mira për Ballkanin, vendasit shumë pranë golit. Despodov devijon topin në drejtim të portës së tij, por portieri Padt pret mbi vijën fatale
17′ Sërish Ballkani në sulm, këtë herë është Kuc që provon nga distanca, por pa mundur të gjejë kuadratin
12′ Kundërpërgjigjet Ballkani me anë të Nazmi Gripshi i cili merr një top të gjatë nga mbrojtja, por nuk arrin të ndalë në mënyrën e duhur dhe në fund është portieri Padt që kontrollon topin
11′ Kombinime të shpejta të lojtarëve të Ludogorets që arrijnë të futen deri në zonën e Ballkanit, por për fat aty Jashanica i mirëpozicionuar ndal sulmin e miqve
Është mbyllur pa gola, pjesa e parë në sfidën mes Partizanit...
Legjenda e portës holandeze, Edvin Van Der Sar pësoi një hem...
Partizani luan sot në “Air Albania” ndeshjen e turit të pa...
Për mikrofonin e MCN TV, para sfidës Partizani-Bate Borisov,...
Partizani do të presë në orën 20:45 BATE Borisov teksa do të...
Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë ndaj Zalgir...
Kanë përfunduar të dyja sfidat e pasdites të vlefshme për tu...
Duke filluar nga ora 20:45, do të luhet sfida mes Partizanit...
E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të jetë në pikëpyetje, me...
Mirlind Daku është zyrtarizuar në klubin e Rubin Kazan në ...
Idi Batha nuk do të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë S...
Qarabag po luan tani kundër ekipit të Lincoln Red Imps. Ndes...
Edhe pse ekipi nuk është plotësuar ende në masën 100%, pas...
Një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në lista...
Struga debuton sot në Champions. Ekipi i Shpëtim Duros do ...
Christian Pulisic tashmë do të jetë pjesë e Milanit. Janë ...
Ardit Krymi i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës me Shakht...
Njihet në rrjetet sociale me emrin “coyotecutee” ose si ti...
Përveç afrimeve të shumta dhe merkatos interesante që Dinamo...
Duket se Romelu Lukaku është ende i pavendosur për të ardhme...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...