Skënderbeu nuk ndalet, shet një tjetër lojtar
Skënderbeu vazhdon të punojë intensivisht sa u përket shit...

Gjykata e Lartë e Spanjës ka shpallur fajtor për sulm seksual ish-presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, për incidentin e ndodhur gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve në finalen e Kupës së Botës për femra në vitin 2023. Ngjarja, e cila ndodhi pas fitores historike të Spanjës ndaj Anglisë, bëri bujë në mbarë botën dhe nxiti një debat të gjerë mbi kulturën e pabarazisë dhe abuzimit me pushtetin në sport.
Rubiales u dënua me një gjobë prej 10 mijë e 800 eurosh dhe i është ndaluar çdo kontakt me futbollisten spanjolle Jenni Hermoso për një periudhë prej një viti. Përveç kësaj, ai duhet të mbajë një distancë prej të paktën 200 metrash nga ajo. Gjykata, megjithatë, e shpalli atë të pafajshëm për akuzën e detyrimit, e cila lidhej me përpjekjet e dyshuara për ta bindur Hermoson të deklaronte publikisht se puthja kishte qenë me pëlqim të ndërsjellë.
Ngjarja ndodhi gjatë festimeve të triumfit të ekipit spanjoll në finalen e Kupës së Botës, e mbajtur në Sidnei në Australi. Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, Rubiales e kapi Hermoson nga koka dhe e puthi në buzë pa pëlqimin e saj. Ky veprim shkaktoi reagime të forta, si në Spanjë ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Pas incidentit, Rubiales u përball me një valë protestash dhe kërkesash për dorëheqje. Fillimisht, ai refuzoi të largohej nga posti i tij, duke e cilësuar atë që ndodhi si një “moment spontan” dhe një “shenjë dashurie dhe gëzimi”. Ai madje e mbrojti veprimin e tij me justifikimin se kishte marrë miratimin e Hermosos. Mirëpo, futbollistja mohoi kategorikisht këtë version, duke theksuar se nuk kishte dhënë pëlqimin dhe se veprimi i Rubialesit i kishte prishur ditën më të rëndësishme të karrierës së saj.
Skandali çoi në reagime të ashpra nga lojtarë, trajnerë dhe figura të rëndësishme të sportit dhe politikës. Shumë prej futbollisteve të kombëtares spanjolle refuzuan të luanin për ekipin derisa të bëheshin ndryshime të rëndësishme në Federatën Spanjolle të Futbollit. Presioni i madh publik dhe ndërkombëtar e detyroi Rubialesin të jepte dorëheqjen nga posti i tij si president i Federatës në shtator 2023.
Në anën tjetër, trajneri i kombëtares, Horge Vilda, një aleat i ngushtë i Rubialesit, u shkarkua nga detyra e tij pak kohë pas incidentit. Vilda, së bashku me dy ish-zyrtarë të tjerë të Federatës Spanjolle të Futbollit, Rubén Rivera dhe Albert Luke, u akuzuan për bashkëpunim në përpjekjet për ta detyruar Hermoson të ndryshonte versionin e saj të ngjarjes. Megjithatë, të tre u shpallën të pafajshëm nga gjykata.
Ndërsa prokurorët kishin kërkuar një dënim me burg për Rubialesin, gjykata vendosi të shqiptojë vetëm një gjobë financiare.
Skënderbeu vazhdon të punojë intensivisht sa u përket shit...
Giovanni Colella do të mbahet mend gjatë te Partizani, për...
Mario Mitaj po kalon momentin më të mirë në karrierë. Tran...
Kupa e Shqipërisë rikthehet javën e ardhshme me ndeshjet e...
Pas Milanit, Juventusi bëhet skuadra tjetër italiane që el...
Real Madrid triumfoi 3-1 ndaj Manchester City-t në sfidën ...
Duke filluar nga ora 21:00, luhen tre ndeshjet e fundit të...
Borussia Dortmund siguroi biletën e kualifikimit për në fa...
Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit...
Real Madrid mund të largohet nga La Liga! Është ky lajmi i...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e nd...
Lidhja mes Theo Hernandez dhe Milanit duket se po shkon dr...
Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Fran...
Trajneri i Club Brugge, Nicky Hayen ka bërë një deklaratë ...
Eliminimi i hershëm i Milanit në Ligën e Kampioneve, ka lë...
Komisioni i Disiplinës në La Liga e ka pezulluar me dy nde...
Situatë kaotike tek Atalanta. Trajneri Gian Piero Gasperin...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ...
Ndeshjet e "play off" në Champions League kanë prodhuar su...
Milan është eliminuar nga Champions League. Feyenoord bëri...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...