Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Presidenti i Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), Frank Paauw zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në “Shtëpinë e Futbollit”. I ftuar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kreu i Federatës Holandeze pati mundësinë të njihej me historinë e futbollit shqiptar dhe arritjet e tij ndër vite.
Presidenti Paauw pa nga afër edhe stadiumin “Arena Kombëtare” ndërsa vizitoi edhe qendrën stërvitore të ekipit kombëtar dhe terrenet stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit”.
Në takimin me Presidentin Duka, u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy federatave, me fokus në shkëmbimin e eksperiencave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për të ardhmen. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.
Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Paauw u shpreh mjaft i impresionuar për arritjet dhe nivelin e lartë të FSHF-së përgjatë viteve të fundit. Presidenti i Federatës Holandeze vlerësoi ftesën e Presidentit Duka ndërsa nënvizoi se marrëdhënia mes dy institucioneve të futbollit është mjaft e mirë.
“Më duhet të them se jam shumë i impresionuar për arritjet e Federatës Shqiptare të Futbollit përgjatë këtyre viteve të fundit. Si nga përgjegjësia që Federata ndjen ndaj shoqërisë shqiptare dhe punët e mira që kanë bërë, por edhe për rritjen në një nivel më të lartë të futbollit profesionist si edhe futbollit amator.
Pata mundësinë të diskutoj me Presidentin Armand Duka për këtë gjë sepse nëse e shikon historinë nga vjen Federata, zhvillimin e vendit dhe arritjet që janë bërë, është vërtetë e jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse. Vizitova stadiumin, vizitova fushat stërvitore të Federatës. Janë në nivele të larta dhe më duhet të them se për një vend relativisht të vogël, kjo është një arritje e madhe.
Marrëdhënia mes dy vendeve? – Fakti që unë vlerësoj shumë që isha i ftuar të vija këtu dhe fakti që ne si dy Federata kërkojmë inovacionin është një pikë kyçe për bashkëpunim. Është krijuar tashmë prej kohësh një marrëdhënie e mirë mes Federatës Mbretërore të Futbollit të Holandës dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo vizitë është gjithashtu një shtysë edhe më madhe për marrëdhëniet tona”, – tha Frank Paauw.
Trajneri i Club Brugge, Nicky Hayen ka bërë një deklaratë ...
Eliminimi i hershëm i Milanit në Ligën e Kampioneve, ka lë...
Komisioni i Disiplinës në La Liga e ka pezulluar me dy nde...
Situatë kaotike tek Atalanta. Trajneri Gian Piero Gasperin...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ...
Ndeshjet e "play off" në Champions League kanë prodhuar su...
Milan është eliminuar nga Champions League. Feyenoord bëri...
Bekim Balaj ka rinovuar kontratën me Vllazninë. Fituesi i ...
Kombëtarja shqiptare e vajzave U-19 luajti sot ndeshjen e ...
Olivier Giroud ishte viktimë e një vjedhje me shifra të më...
Përveç karrierës së tij të shkëlqyer si lojtar i Real Madr...
Giovanni Colella nuk është më trajner i Feronikelit në Sup...
Shqipëria U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër...
Partizani ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Oresti Rifa....
Kjo e martë rezervon katër përballje në Ligën e Kampioneve...
Barcelona triumfoi minimalisht ndaj Rayo Vallecano-s. Kat...
Teuta ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Bledar Devolli...
Bledar Devolli nuk është më trajner i Teutës. Ashtu siç nj...
Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar ashpër ndaj ven...
Juventusi triumfoi në derbin e Italisë ndaj Interit, në nj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...