web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formacionet zyrtare, Muçi dhe Asani titullarë. Zbulohen “luftëtarët” e Shqipërisë ndaj Ukrainës

19 Nëntor 2024, 19:23, Sport CNA

Publikohen formacionet zyrtare, Muçi dhe Asani titullarë. Zbulohen

Duke nisur nga ora 20:45, luhet sfida mes Shqipërisë dhe Ukrainës, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në “AirAlbania” pritet një sfidë shumë e luftuar, ku kërkohet me çdo kusht fitorja. Kuqezinjtë synojnë vendin e parë në grup dhe për këtë arsye, duhet të fitojnë, për të shpresuar më pas në një barazim në Çeki-Gjeorgji.

Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.

UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.

 

Publikohen formacionet zyrtare, Muçi dhe Asani titullarë. Zbulohen





Lajmet e fundit nga