web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullohet me 5 ndeshje trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë

19 Nëntor 2024, 12:19, Sport CNA
Disiplina me “dorë të hekurt”, pezullohet me 5 ndeshje
Komisioni i Disiplinës

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar së fundmi vendimet e marra në javën e fundit të kampionateve shqiptare.

Tensionet e shkaktuara në sfidën me Devollin, i kanë kushtuar shumë Tomorit.

Komisioni i Disiplinës ka pezulluar me pesë ndeshje trajnerin e skuadrës beratase dhe me 13 ndeshje ndihmësin e tij. Ndërkohë, Devolli nga ana tjetër ka marrë vetëm një gjobë.

Dënimeve të Disiplinës nuk iu kanë shpëtuar as Burreli, Veleçiku dhe Butrinti.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:

“KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleciku, Armeis Kukaj, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KSSH Veleciku, Elidon Ivziku, për sjellje të dhunshme dhe provokim të spektatorëve, në bazë të neneve 14/1/f dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Butrinti, Mariglen Nela, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Butrinti, Idakëo Eche Dickson Amos, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

KS Devolli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke sjellë si pasojë ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Zyrtari i KF Tomorri, Madrit Muxhaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Tomorri, Iken Dobroniku, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tomorri, Xhoel Vrapi, për sjellje ofenduese dhe provokim të spektatorëve me xheste dhe veprime josportive, në bazë të neneve 13/2/1 dhe 14/1/f të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Oriku, Sherif Idrizaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Albanet, Xhek Alushi, për moszbatimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës Nr. 43 datë 03.05.2024 pika 19, në bazë të nenit 29 të KDE, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.

Zyrtari i KF Lushnja U-19, Elidon Koreshi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Triumph U-17, Arbi Dyla, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Tirana U-16, Angelos Likometi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i FK Apolonia U-15, Serxho Velkaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Lushnja U-15, Herbans Shkëmbi, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

AF Loris U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Luftëtari A U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KS Ali Demi U-13, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos marrjes së masave për respektimin e rregullores së SHRFT, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

AF Triumph U-11, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos marrjes së masave për respektimin e rregullores së SHRFT, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Rigers Mersini, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.13 datë 01.11.2024 të KDE, për pikën 9, duke vendosur dënimin e lojtarit me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti Sunday League dhe 5×5, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kevin Mancellari të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Ansel Gozhdari të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”./CNA





Lajmet e fundit nga