web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

EURO 2025/ Kosova U-19 triumfon, por nuk ia del të kualifikohet

19 Nëntor 2024, 14:18, Sport CNA
EURO 2025/ Kosova U-19 triumfon, por nuk ia del të kualifikohet
U-19 Kosova

Përfaqësuesja U-19 e Kosovës ka marrë fitoren e dytë në kualifikueset e Grupit 10 të Kampionatit Europian 2025, të kësaj grupmoshe.

“Dardanët” e vegjël triumfuan me rezulttain 2-0 ndaj Ishujve Faroe U-19.

Gërbovci zhbllokoi takimin në minutën e 31’, teksa Bujupi dyfishoi avantazhin dhe vulosi takimin me golin e minutës së 52’.

Megjithatë kjo fitore nuk i mjaftoi Kosovës për kualifikimin në Elite Round, pasi Spanja triumfoi ndaj Austrisë me rezultatin 1-0.

Nga Grupi 10 në raundin tjetër kalojnë  Austria dhe Spanja me nga gjashtë pikë, po aq sa edhe Kosova, por me dy kombëtaret e kualifikuara që kishin golavarazh më të mirë./CNA





Lajmet e fundit nga