web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pogradeci fiton në Shijak, Erzeni drejt Kategorisë së Dytë

18 Dhjetor 2024, 15:44, Sport CNA

Pogradeci fiton në Shijak, Erzeni drejt Kategorisë së Dytë

Pogradeci u rikthye te fitorja në Kategorinë Parë, pasi mposhti Erzenin me rezultatin 2-1 në transfertë. Liqenorët ishin dominues nga fillimi, duke shënuar dy gola të shpejtë me Alidemajn në minutat 8 dhe 15.

Golin e vetëm për shijakasit e shënoi Bespallov në minutën e 43-të, por në fund kishte vetëm vlerë statistikore.

Me këtë fitore, Pogradeci shkon në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Erzeni mban vendin e fundit me vetëm 4 pikë dhe rënia në Kategorinë e Dytë duket gjithnjë dhe më afër.





Lajmet e fundit nga