web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E bujshme nga Spanja/ Milan-i, në bisedime të avancuara me ish-trajnerin e Barcelona-s

18 Dhjetor 2024, 14:06, Sport CNA

E bujshme nga Spanja/ Milan-i, në bisedime të avancuara me

Xavi Hernandez mund të marrë drejtimin e Milan-it, të paktën sipas asaj që raportohet nga Spanja.

“El Nacional” bën të ditur se drejtuesit kuqezi dhe ish-trajneri i Barcelona-s, janë në bisedime të avancuara mes tyre.

E ardhmja e Paulo Fonseca-s nuk është më e sigurt në stolin e italianëve, për shkak të rezultateve negative dhe oshilacioneve të shumta të shfaqura.

Nëse gjithçka shkon në rrugën e duhur, Xavi mund të ulet në stolin e Milan-it në muajin janar.   





Lajmet e fundit nga