Përfundon miqësorja e tretë në Turqi, Tirana bën paqe me rumunët

22 Qershor 2022, 18:35, Sport CNA
Përfundon miqësorja e tretë në Turqi, Tirana bën paqe

Tirana ka barazuar me rezultatin e bardhë 0-0 takimin miqësor përballë Hermannstadt. Sfida mes bardhebluve dhe ekipit rumun, filloi në orën 16:00. Kujtojmë se kjo ishte miqësorja e tretë për Tiranën gjatë përgatitjeve që po mbahen në Bolu të Turqisë. Sfida e parë miqësore, u humb me rezultatin 1-2 përballë Dinamo-Auto Tiraspol, ndërsa sfida e dytë, përfundoi me fitoren e pastër 2-0 kundër Shkupit. Bardhebluve u ka mbetur dhe 1 takim miqësor, të cilin do e zhvillojnë përballë Fenerbahçes, më datë 25 qershor.

Lajmet e fundit nga