web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani ndalet në shtëpi, dy gola në Elbasani-Dinamo

16 Mars 2025, 20:01, Sport CNA

Partizani ndalet në shtëpi, dy gola në Elbasani-Dinamo

Nuk prodhuan fitues dy ndeshjet e fundit për javën e 30-të në Superiore.

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në shtëpi ndaj Teutës. Të kuqtë mbajnë vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa durrsakët në vendin e fundit me 30 pikë.

Në duelin tjetër, Elbasani dhe Dinamo barazuan 1-1 mes tyre. Karamba i dha avantazhin Dinamos në minutën e 39-të, ndërsa Musta barazoi për vendasit në minutën e 73-të.

Me këtë barazim, Dinamo mban vendin e dytë me 51 pikë, ndërsa Elbasani renditet i pesti me 37 pikë.





Lajmet e fundit nga