Reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....

Sulmuesi brazilian Vinicius Junior ka vendosur t’i japë fund të gjitha spekulimeve rreth të ardhmes së tij, duke konfirmuar se ka nisur bisedimet me Real Madrid për rinovimin e kontratës. Lojtari 24-vjeçar, i cili ka qenë një nga figurat kryesore të skuadrës madrilene në vitet e fundit, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” për shumë vite të tjera.
Në një intervistë të dhënë për “TNT Sport” në Brazil, Vinicius shprehu entuziazmin e tij për vazhdimësinë me klubin spanjoll.
“Është shumë emocionuese që kemi filluar diskutimet me Real Madrid për rinovimin. Kontrata ime aktuale skadon në verën e vitit 2027, por gjithmonë e kam thënë se dua të luaj këtu për një kohë të gjatë. Dua të bëj histori dhe të ndjej dashurinë e tifozëve, presidentit dhe skuadrës.”, deklaroi Vinicius.
Kjo deklaratë e qartëson përfundimisht të ardhmen e tij, duke shuar çdo thashethem për një largim të mundshëm. Interesimi i PSG-së dhe ofertat nga Arabia Saudite ishin përmendur shpesh në media, por Vinicius ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Madrid, aty ku ka ndërtuar emrin si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij.
Sulmuesi brazilian iu bashkua Real Madrid-it në vitin 2018, nga Flamengo me shumë pritshmëri. Fillimet e tij nuk ishin të lehta, pasi ai u përball me kritika për përfundimin e aksioneve dhe mungesën e efikasitetit përpara portës. Megjithatë, me kalimin e viteve, ai u transformua në një nga lojtarët më të rrezikshëm në botë, duke u bërë një pjesë e pazëvendësueshme e skuadrës së Karlo Ançelotit.
Deri më tani, Vinicius ka luajtur 193 ndeshje dhe ka shënuar 57 gola për madrilenët, por kontributi i tij shkon përtej statistikave. Shpejtësia, aftësia për të dribluar dhe shpërthimet e tij në krahun e majtë e kanë bërë atë një armë të frikshme për çdo mbrojtje.
Real Madrid nuk ka pasur asnjë dilemë mbi të ardhmen e brazilianit. Klubi e sheh atë si një lider të ardhshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm për projektin afatgjatë.
Presidenti Florentino Perez dhe drejtuesit madrilenë e dinë se një lojtar i kalibrit të tij është i pazëvendësueshëm në treg. Për këtë arsye, rinovimi i tij nuk është vetëm një formalitet, por një prioritet absolut për klubin.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Vinicius do të rinovojë me Real Madrid deri në qershor të vitit 2029 ose 2030, duke siguruar kështu të ardhmen e tij për shumë vite në “Bernabeu”.
Në moshën 24-vjeçare, ai ende nuk ka arritur kulmin e tij dhe me përmirësimet e vazhdueshme, e ardhmja e tij duket më e ndritur se kurrë.
Situata te Besa nuk duket e qetë. Skuadra kavajase rendite...
Taulant Xhaka ka thënë “mjaft”! Mesfushori shqiptar do të ...
Barcelona ka nisur vitin 2025 në mënyrë spektakolare, duke...
Policia italiane në Modena sekuestroi 172 kilogramë kokain...
Barcelona është vendosur përballë Atletico Madrid-it në gj...
Odise Roshi po kalon një rini të dytë. Sulmuesi shqiptar v...
Pas një periudhe të gjatë larg fushave për shkak të pezull...
Humbja e fundit me Laçin ka lënë shije të hidhur te Skënde...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure do të luhen katër ndeshjet e r...
Real Madrid triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Manchester City...
Manchester City-Real Madrid është supersfida e mbrëmjes së...
Armando Broja po përgatitet për rikthimin në fushë. Ndonës...
Gentian Mezani është trajneri më i ri i Bylisit. Klubi bal...
Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot në “Shtëpinë e Futbol...
Është përcaktuar kalendari për fazën e tretë të kampionati...
Inter-i regjistroi një fitore të rëndësishme ndaj Fiorenti...
Aventura e Neymar në rikthimin e tij te Santos nuk ka rezu...
Tirana ndodhet përpara një sfide shumë të vështirë ndaj Sk...
Besa e nisi sezonin me pretendime të mëdha, por rezultatet...
Çështja e stadiumit vazhdon të jetë një problem për Tiranë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...