Triumfoi ndaj Boçit në garën për nënkryetar/ Mesazhi i Këlliçit pas fitores
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD me 177 vota,...

Tirana ndodhet përpara një sfide shumë të vështirë ndaj Skënderbeut, jo vetëm për shkak të rëndësisë së ndeshjes, por sidomos për shkak të mungesave të shumta. Me plot nëntë lojtarë titullarë dhe një zyrtar të pezulluar, trajneri Bledi Shkëmbi gjendet përballë një rebusi të vështirë për të formuar një 11-she kompetitive në këtë sfidë.
Një pjesë e madhe e mungesave vjen si pasojë e ndëshkimeve të marra pas derbit me Partizanin. Gjyqtari Eldorjan Hamiti, në minutën e 91-të, nxori me karton të kuq Gjumsin për ofendim ndaj arbitrit. Por ky nuk ishte i vetmi episod problematik. Marku, Mici dhe Kozi u përjashtuan për përfshirjen e tyre në një përplasje me lojtarët e Partizanit, duke lënë skuadrën me disa mungesa të tjera të rëndësishme.
Për më tepër, Tirana do të jetë pa Ndrecën dhe Përgjonin, të cilët kanë plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.
Sikur të mos mjaftonin mungesat për shkak të pezullimeve, Tirana duhet të përballet edhe me disa dëmtime të rëndësishme. Ismajli, Soler dhe Haxhiu ndodhen në infermieri dhe gjasat që të jenë të gatshëm për këtë ndeshje janë të vogla. Kjo e bën edhe më të vështirë detyrën e trajnerit Shkëmbi, i cili duhet të improvizojë një formacion krejtësisht ndryshe nga ai që kishte menduar.
Me 9 titullarë jashtë, Tirana do të jetë e arnuar ndaj Skënderbeut. Një situatë që mund të ketë pasoja jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në ecurinë e sezonit.
Për trajnerin Shkëmbi, formimi i një 11-sheje të qëndrueshme është një sfidë më vete. Porta pritet të mbrohet nga Selmani, i cili është një nga të paktët lojtarë të rëndësishëm që është i gatshëm për këtë sfidë. Mbrojtja ka pësuar goditje të mëdha, por do të improvizohet me Vera, Dembele, Kolën dhe Metën. Mesfusha mund të përbëhet nga Rafael, Smaçi dhe ndoshta Abah, ndërsa në sulm mund të aktivizohen Bajroviç, Zharmuni dhe Ernest.
Në stol, përveç disa të rinjve, Tirana do të ketë opsione shumë të kufizuara, si Prengaj, Mihana dhe Harizaj, të cilët mund të aktivizohen në varësi të zhvillimeve të ndeshjes.
Duke marrë parasysh mungesat e shumta dhe formën jo optimale të skuadrës, sfida ndaj Skënderbeut do të jetë një provë e vërtetë karakteri për Tiranën. Do të duhet një shpirt gare i madh dhe një organizim perfekt për të dalë me rezultat pozitiv nga kjo situatë kaotike. Pavarësisht vështirësive, bardheblutë nuk mund të dorëzohen, pasi çdo pikë është jetike në këtë fazë të sezonit.
Besa e nisi sezonin me pretendime të mëdha, por rezultatet...
Çështja e stadiumit vazhdon të jetë një problem për Tiranë...
Manchester City-Real Madrid është supersfida e mbrëmjes së...
Interi nuk gabon dy herë në kampionat. Zikaltërit triumfua...
Java e 24-t e Superiores u mbyll pasditen e sotme me dy sf...
Reali i Madridit po përballet me një krizë të madhe në rep...
Laçi triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Skënderbeut në Korçë....
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar ashpër, pas inci...
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll në ...
Feyenoord ka shkarkuar trajnerin Brian Priske, vetëm dy di...
Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë t...
Klevis Hima është trajneri më i ri i Kastriotit. Klubi kru...
Monza si Tirana. Klubi italian ka rikthyer në stol Alessan...
Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka shpërthyer pas trazi...
Armando Broja është kthyer në një temë të nxehtë te Everto...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar Policinë e Shtet...
Nevil Dede ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bylisit. Ven...
Vllaznia dhe Egnatia arritën fitore të rëndësishme, duke r...
Partizani ka reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit, pas ...
Një situatë kaotike është regjistruar në Turqi, gjatë ndes...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...