Tirana në “Top 5” e qyteteve më të papërballueshme në Evropë për blerjen e një shtëpie
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...
Çmimet e shtëpive janë rritur shumë më shpejt se të ardhur...

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka shpërthyer pas trazirave në derbin ndaj Tiranës. Sipas tij, përgjegjës për këtë situatë ishte nëndrejtori i Policisë Tiranës, Idriz Daullja.
Demi thotë se Idriz Daullja përgjigjej me arrogancë kur kërkohej siguri nga FSHF-ja dhe klubi i Partizanit. Numri 1 i të kuqve bën thirrje për shkarkim të tij, duke thënë se në polici nuk duhen njerëz të tillë.
Në lidhje me derbin në “Arenën e Demave”, Demi thotë se nuk është faj i FSHF-së, sepse në stadiumin “Arena Kombëtare” po punohet për Europianin që do të mbahet në muajin maj.
“Të jem korrekt, unë nuk jam as tip mediatik siç e dini ju, por sot jam i detyruar të dal e të flas 5 llafe. Rezultati është shumë i parëndësishëm për mua edhe sikur të kishim humbur. S’ka asnjë rëndësi, doli një barazim i bukur, është një festë e qytetit.
Nuk e kuptova dot, ka 5 ditë situata. Ndërmarrja ime, Partizani, që nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit deri te sekretari i përgjithshëm kanë qenë në kontakt me policinë dhe gjithmonë thoshin jo kështu apo jo ashtu. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk e di çfarë funksioni ka një Idriz. Dhe ky Idrizi që është…, mora vesh mbrapa që është njeriu kryesor për mbarëvajtjen e rregullit në qytetin e Tiranës, nuk pyeti fare, sikur po bëhej diçka krejt normale. Dhe po them që më ka bërë përshtypje. Unë sot kam ardhur në 10:00 në stadiumin e Partizanit. Në çdo ndeshje tjetër vetë policia sjell 2 fugona me policë kur nuk ka asnjë problem. Sot në ndeshjen e derbit, deri në orën 11:30 nuk ka pasur asnjë polic. Dhe ndoshta situata mund të kishte ikur edhe më keq, po fati, stafet tona u morën pak me zbutje e me gjëra të tjera që gjithçka shkoi në atë mënyrë.
Po ky Idrizi, nuk e di pse duhen të jetë në Policinë e Shtetit njerëz të tillë. Këtë herë falënderojmë Ilir Prodën dhe Filip Cakulin që u realizua kjo ndeshje. 10 minuta para kërkonte Tirana një shoqërim policie dhe me shumë të drejtë për futbollistët e vet. Ky përgjigjej në mënyrë rrugaçeje me stafet e Partizanit dhe me stafin e Federatës. Nuk e di si e ka mbiemrin ky Idrizi. Mora informacion dhe ky qenka nëndrejtori i rendit për Tiranën. Unë nuk e di, i bëj thirrje politikës, policisë, t’i shikojnë këto gjëra dhe të vendosin njerëz me karakter dhe me dinjitet, pasi është turp që një ndeshje aq e bukur, mund të shkonte në një degjenerim më të madh sesa ndodhi sot. Dhe siç e panë të gjithë, paqja ishte normale, mbaroi ndeshja dhe të gjithë në normalitet. Dhe policia po të kishte qenë më para, ky zotëri Idrizi, të merrte masat e veta dhe si në çdo ndeshje, 2 ditë para të flasin e komunikojnë.
E dini se çfarë është më e turpshmja? Kjo është më shumë edhe për të qeshur. Do të merrte si të pandehur personin e Federatës dhe të Partizanit që kanë qenë njerëzit më impenjativë për ta zhvilluar këtë ndeshje në paqe. Kjo ishte e turpshme fare.
Patjetër që duhet të bëhet një hetim dhe po ka hetim, ky Idrizi duhet… nuk e di, unë nuk jam as kryeministër e as ministër. Ky nuk duhet të jetë në radhët e policisë, tipa të tillë, tipa të tillë si ky nuk duhet të jenë në radhët e policisë. Njerëz mediokër, njerëz të paaftë, njerëz nuk e di çfarë të them më shumë.
Ore, stadiumi është bërë me normat e UEFA-s, i ka kaluar këto. Stadiumin e Partizanit ka ardhur UEFA e ka licencuar dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Nuk ka ardhur një Idriz për ta licencuar stadiumin. Janë të gjitha kushtet supermoderne. Biles investuam ditën e fundit, se ende nuk janë mbaruar fushat, që të bëhej e rruga sa më e mirë. Është e mbaruar kjo punë, është i licencuar ai stadium dhe siç e panë të gjithë tifozeritë, kaloi shumë mirë. Ej, në qoftë se policia do të kishte marrë masat që në fillim, asnjë problem, zero problem do kishte.
Fare nuk më shqetëson rezultati, ajo është një festë e Tiranës. Si fito Partizani, se fitoi Tirana, pak e rëndësishme, është festë e qytetit. Dhe të bëhet një organizim më serioz dhe nuk ka asnjë problem. Kjo është një rastësi që u bë prapë në stadiumin e Partizanit, se ne e dimë se të tilla ndeshje zhvillohen në 'Arenën Kombëtare', se nuk e di se si do e ketë prapë emrin, ej bëhen atje ndeshjet. Do bëhet Europiani i U-17, po bëhen disa rregullime dhe Federata s’ka asnjë faj. Ne si Partizan biles kemi humbur financa për këtë ndeshje. S’është se kishim një dashuri të madhe për t’u bërë ndeshja te ne. Por stadiumi i Partizanit i plotëson të gjitha kushtet. Në qoftë se Policia e Shtetit dhe administrata e Partizanit dhe Federata merren vesh me njëri – tjetrin dhe qëndrojnë me këmbë në tokë, çdo gjë do të shkojë shumë mirë.
Ky Idrizi, po e them edhe njëherë, më vjen turp që e përsëris, as nuk e njoh, as nuk më njeh. Kam folur para 48 orësh, u mek në telefon, nuk e di se çfarë thoshte dhe as nuk jam marrë më me të, është marrë drejtori i përgjithshëm i Partizanit, sekretari i përgjithshëm dhe fati në fund fare që u mor kryetari i bordit, se po të mos ndërhynte ai, sot nuk e di se çfarë gjërash të pakëndshme mund të kishin ndodhur”, ka përfunduar presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në emisionin “Skaner”.
Armando Broja është kthyer në një temë të nxehtë te Everto...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar Policinë e Shtet...
Nevil Dede ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bylisit. Ven...
Vllaznia dhe Egnatia arritën fitore të rëndësishme, duke r...
Partizani ka reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit, pas ...
Një situatë kaotike është regjistruar në Turqi, gjatë ndes...
Skënderbeu kërkon vazhdimësinë. Pas rezultateve pozitive t...
Trajneri i Tiranës, e cilësoi si humbje barazimin ndaj Par...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, tha se e pr...
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, nuk prodhoi fitues, pasi...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit në derbi, sfi...
Duke nisur nga ora 14:00, luhet deri i kryeqytetit, mes Pa...
Pak minuta para fillimit të derbit, ka plasur një sherr në...
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shtyrë me 30 minuta...
Duke nisur nga ora 13:30, luhet deri i kryeqytetit, mes Pa...
Kjo e diel rezervon derbin e kryeqytetit, mes Partizanit d...
Kjo e diel rezervon një nga ndeshjet më të bukura dhe të l...
Nuk prodhoi fitues derbi mes Realit dhe Atletico Madrid, s...
Organizata Botërore e Futbollit, FIFA ka marrë një vendim ...
Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë kët...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...