web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani-Tirana, çfarë ndodhi në derbi

9 Shkurt 2025, 14:05, Sport CNA

Partizani-Tirana, çfarë ndodhi në derbi

Duke nisur nga ora 14:00, luhet deri i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, që është edhe shtëpia e të kuqve.

PARTIZANI-TIRANA 1-1

KOMENTI 

90’+1-90’+6′ Fluturojnë kartonë të verdhë dhe të kuq për lojtarët me radhë. Bytyçi, Taipi dhe Gudjufi ndëshkohen me të kuq nga Partizani, ndërsa Sembene me të verdhë pasi hoqi fanellën. Nga ana tjetër janë Marku, Gjumsi dhe Mici të cilët ndëshkohen me të kuq nga bardheblutë. Tension në fushë me bardheblutë që protestojnë te gjyqtari.

90’ Gooool Partizani! Pas një goditje nga këndi është Sembene i cili me kokë gjen golin e barazimit. Plas sherr masiv mes dy skuadrave në fushë. 

89’ Mundësi e artë për Partizanin për të shënuar me Bintsuka i cili godet shtyllën e më pas Selmani shpëton portën në anën tjetër.

59’ Preka i dhuron topin Ernest, por ky i fundit nuk ia del të gjejë portën me gjuajtjen e tij i vetëm para Qirkos.

48’ Padstrelau harkon nga e majta në zonë ku Bintsuka nuk gjen kontaktin me topin pas një roveshate. 

40’ Qirko shpëton Partizanin nga goli i dytë, pasi një goditje këndi sjell gjuajtjen me kokë të Zharmuni. Portieri devijon në këndore dhe shpëton katërkëndorin.

27' Goool Tirana 0-1! Ernest zhbllokon rezultatin, pas një gjuajtje të fortë në zonë.

17’ Goditje e shpejtë e Bintsuka nga e majta, Selmani devijon në këndore. 

2’ Taipi harkon një goditje dënimi, por mbrojtja bardheblu largon sferën në anësore.

Nis sfida!





Lajmet e fundit nga