Partizani me probleme para Tiranës, Veselinovic jep lajmin e keq
Partizani do të përballet me Tiranën të dielën, në derbin ...

Mirlind Daku nuk ka ndërmend të lëvizë nga Rubin Kazan. Edhe pse merkatoja e futbollit rus do të qëndrojë aktive deri më 20 shkurt, sulmuesi i kombëtares shqiptare duket i vendosur të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit.
Ofertat për të nuk kanë munguar, por klubi rus ka vendosur një çmim të lartë për kartonin e tij, për të cilin kërkohen 10 milionë euro. Kjo shumë ka bërë që klubet e interesuara të tërhiqen. Sipas mediave ruse, Cagliari nga Seria A italiane dhe Lensi nga Franca kishin shfaqur interes për Dakun, por nuk guxuan të dërgojnë një ofertë zyrtare për shkak të kërkesave financiare të Rubin Kazanit. Vetë klubi rus mohon të ketë marrë ndonjë ofertë konkrete, por duket se në prapaskenë ka pasur lëvizje për të.
Daku vazhdon të mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubinit këtë sezon. Me 9 gola të shënuar deri më tani, ai është në rrugën e duhur për të arritur rekordet e Buharov dhe Domingez, të cilët kanë realizuar nga 16 gola në një sezon me skuadrën ruse. Objektivi i tij kryesor është që të barazojë ose ta kalojë këtë shifër, duke dëshmuar se është një sulmues i kalibrit të lartë.
Një tjetër çështje e rëndësishme është rinovimi i kontratës. Marrëveshja e tij aktuale nuk është afatgjatë, dhe për këtë arsye klubi synon ta blindojë atë me një kontratë të re, për të shmangur humbjen e tij falas ose për një shumë të vogël në të ardhmen. Për momentin, asnjë vendim nuk është marrë, por bisedimet mund të nisin së shpejti.
Një mundësi tjetër për të ardhmen e tij është kalimi në Turqi. Megjithatë, raportimet nga mediat ruse tregojnë se Daku nuk e preferon këtë destinacion për arsye sportive. Ai dëshiron një lëvizje në një nga ligat kryesore të Europës, si Seria A, La Liga ose Bundesliga, ku mund të rritet profesionalisht dhe të tregojë vlerat e tij në një nivel më të lartë.
Trajneri i Rubinit, Rashid Rahimov, ka deklaruar se Daku do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të sezonit, dhe të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Feimi. Për momentin, ai është i fokusuar te paraqitjet me Rubinin dhe synon të ndihmojë skuadrën të arrijë objektivat sezonalë. Nëse ai vazhdon me këtë ritëm, mund të bëhet një nga lojtarët më të rëndësishëm të kampionatit rus, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e klubeve europiane.
Partizani do të përballet me Tiranën të dielën, në derbin ...
Flamurtari fitoi 3-1 në supersfidën e javës së 22-të në Ka...
Tirana ka zgjatur bashkëpunimin me mesfushorin Ian Soler, ...
Shqipëria U-16 do të luajë dy takime miqësore kundër Hunga...
Odise Roshi u shfaq i papërmbajtshëm në Ligën e Parë turke...
Fiorentina surprizoi Interin duke e mposhtur me rezultatin...
Skënderbeu ka hedhur një hap drejt kualifikimit në gjysmëf...
Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marr...
Skënderbeu ka kaluar në avantazh të dyfishtë ndaj Dinamos ...
Këtë të enjte u zyrtarizua axhenda e derbit të kryeqytetit...
Kanali i Partizanit në Youtube është hakuar. Në faqen e kl...
UEFA hodhi shortin për kualifikueset e Euro U-21, kompetic...
Derbi i madh i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës për...
Milani siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së It...
Marcelo, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e f...
Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi sot ndeshjen e k...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me st...
Milani siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës s...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audi...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...