Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...

Marcelo, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij të lavdishme në moshën 36-vjeçare. Një lojtar ikonë, një lider në fushë dhe një simbol i futbollit të bukur, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pas më shumë se dy dekadash karrierë në nivelet më të larta të futbollit.
Lajmin e largimit nga futbolli e ka konfirmuar vetë Marcelo përmes një videoje emocionuese të postuar në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij, ai kujtoi fillimet e tij modeste dhe ëndrrën e realizuar falë mbështetjes së gjyshit të tij.
“Dashuria ime për futbollin vjen nga gjyshi. Ai dëshironte që unë të bëhesha futbollist profesionist dhe bëra gjithçka për ta bërë të mundur. Kur isha 18 vjeç, Real Madrid më kërkoi dhe lëviza në Spanjë. Mund të them se jam një madrilen i vërtetë”, u shpreh ai.
Marcelo e nisi karrierën e tij në akademinë e Fluminense, një nga klubet më të njohura braziliane, duke u dalluar menjëherë si një talent i jashtëzakonshëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Lojtari tregoi që herët shpejtësinë, teknikën dhe inteligjencën taktike, të cilat do ta shndërronin në një nga më të mirët e brezit të tij. Në vitin 2007, kur ishte vetëm 18 vjeç, Marcelo iu bashkua Real Madrid, në një lëvizje që do të rezultonte vendimtare për të dhe për klubin spanjoll. Në Madrid, ai nuk ishte vetëm një lojtar, por ai u bë një legjendë.
Marcelo qëndroi në Madrid për plot 15 vite, duke u bërë një nga mbrojtësit më të suksesshëm dhe më të dashur nga tifozët. Ai ishte pasardhësi i madhit Roberto Carlos dhe arriti ta tejkalonte edhe atë në disa aspekte, duke u shndërruar në një simbol të gjeneratës së artë të Los Blancos. Gjatë periudhës së tij te Real Madrid, Marcelo fitoi gjithçka që mund të fitohet në futbollin europian: 6 tituj të La Liga-s, 5 Champions League, 5 Kupa të Botës për Klube, 3 Superkupa të Europës, 2 Kupa të Mbretit (Copa del Rey) dhe 5 Superkupa të Spanjës.
Në total, ai luajti 546 ndeshje me Real Madridin, duke shënuar 38 gola dhe asistuar mbi 100 herë. Stili i tij i lojës, inkursionet në sulm, driblimet e shpejta dhe pasimet precize, e bënë atë një nga mbrojtësit më të mirë në botë. Përveç suksesit në nivel klubesh, Marcelo ishte edhe një pjesë kyçe e kombëtares braziliane. Ai veshi fanellën e Seleção-s 58 herë, duke përfaqësuar Brazilin në disa turne madhorë, përfshirë Kupën e Botës 2014 dhe 2018.
Pas largimit nga Real Madrid në verën e vitit 2022, Marcelo kaloi një periudhë të shkurtër te Olympiacos në Greqi, por pas vetëm 5 muajsh u largua nga klubi. Ai vendosi të rikthehej në shtëpi, duke iu bashkuar Fluminense në vitin 2023, aty ku nisi gjithçka.
Me klubin e tij të fëmijërisë, Marcelo luajti 68 ndeshje për dy sezone, duke dhënë kontributin e tij të fundit si profesionist. Megjithatë, përplasjet me trajnerin Mano Menezes në fundin e vitit të kaluar çuan në largimin e tij nga klubi, duke sinjalizuar edhe fundin e karrierës së tij si futbollist aktiv.
Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi sot ndeshjen e k...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me st...
Milani siguroi kualifikimin për në gjysmëfinalen e Kupës s...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audi...
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka...
Nuk prodhoi fitues sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e vl...
Skuadra e Skënderbeut po kalon një moment pozitiv pas bara...
Casemiro është një dëshirë e Besiktas. Mekrato në Turqi mb...
Dusan Vlahovic është një nga emrat më të përfolur te Juven...
Partizani regjistroi ndeshjen e tretë radhazi pa fitore. T...
Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Bylisit në transfe...
Ka përfunduar me sukses investimi i radhës i FSHF-së në an...
Pas një periudhe të vështirë me lëndime dhe pasiguri për t...
Vora pritet të bëhet me një stadium modern. Skuadra preten...
Victor da Silva është lojtari më i ri i Bylisit. Klubi bal...
Interi ka qenë një nga skuadrat më të forta në Serinë A kë...
Xhonatan Islami rrëmben për të disatën herë radhazi çmimin...
Carlo Ancelotti mund të rikthehet në Serinë A, duke nisur ...
Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Besikt...
Alphonso Davies i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve rret...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...