PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në Pa...

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka akuzuar Policinë e Shtetit, për dhunën në derbin mes Partizanit dhe Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Braçe akuzon policinë, duke thënë se nuk hartoi as plane masash për garantimin e sigurisë së tifozëve.
Sipas tij, fajin për dhunën në stadium, mes dy tifozerive, nuk e kishte as Partizani dhe as FSHF, por vetëm policia.
Braçe shkruan se Policia e Shtetit u mobiliziua për derbin, vetëm pas një serie telefonatash.
Më herët ishte klubi i Partizanit, që akuzoi policinë, duke thënë se treguan arrogancë të pashpjegueshme, kur u kërkua garantimi i sigurisë.... LEXO MË SHUMË
POSTIMI I ERION BRAÇES:
DERBI I KRYEQYTETIT: NUK ËSHTË ARRESTIM, ËSHTË SHOQËRIM!
Nuk kam kuptuar kurrë pse ndeshja më e rëndësishme e futbollit shqiptar perceptohet dhe luhet si luftë. Sot isha 1 orë e 15 minuta përpara në stadium; Presidenti i Partizanit që në orën 11:00; jo për t’u marrë me ekipin e tij, por me Policinë e Shtetit, sigurinë në derbi dhe sigurinë e ekipit kundërshtar, që nuk niste autobusin për në stadium pa shoqërimin e Policisë së Shtetit!
Një orë e ca para ndeshjes, policia nuk ishte kund! Derbi ka një procedurë standarde për Policinë e Shtetit: një ditë më parë, Policia e Shtetit publikon planin e masave, rrugët për lëvizjen e tifozerive duke garantuar sigurinë e çdokujt, kontrollet, mënyrën e hyrjes dhe vendosjes në stadium. Këtë herë nuk u deklarua asnjë nga këto një ditë para ndeshjes, fare!
Epo, ishte ngjarja e vetme sot në Tiranë, nuk kishte gjë tjetër. Atëherë? Policia u mobilizua shpejt pas një serie telefonatash që nuk kishte fare pse të bëheshin; duhej të ishte policia në krye të detyrës, pa telefona!
Ndeshja u shty me 30 minuta nga orari i deklaruar! Vendosja e policisë në stadium dëshmoi se sa pa plan kishte qenë struktura më e rëndësishme e sigurisë publike. Fajin për këtë nuk e kishte as Partizani, as FSHF-ja, thjesht policia!
Ndërkohë, jam thellësisht i keqardhur që disa policë u lënduan dhe kjo është një tjetër shenjë e qartë e mungesës së një plani, qoftë edhe për të kontrolluar dhe çarmatosur ata që në stadium hynë me gurë, flakadanë, kapsolla!
Në fund: një ndeshje futbolli nuk është luftë! Dakord, nuk është opera, por luftë nuk është. Nuk është as dhunë, as rrugaçëri, që gjithmonë ka për viktima nëna dhe motra. Parullat politike pastaj janë tallavaja e zakonshme. Na takon ne, tifozëve, ta bëjmë këtë derbin tonë si ai i djeshmi në Madrid, si ai i të mërkurës në Liverpool!
Nevil Dede ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Bylisit. Ven...
Vllaznia dhe Egnatia arritën fitore të rëndësishme, duke r...
Partizani ka reaguar ashpër ndaj Policisë së Shtetit, pas ...
Një situatë kaotike është regjistruar në Turqi, gjatë ndes...
Skënderbeu kërkon vazhdimësinë. Pas rezultateve pozitive t...
Trajneri i Tiranës, e cilësoi si humbje barazimin ndaj Par...
Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinovic, tha se e pr...
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, nuk prodhoi fitues, pasi...
Tirana ka kaluar në avantazh ndaj Partizanit në derbi, sfi...
Duke nisur nga ora 14:00, luhet deri i kryeqytetit, mes Pa...
Pak minuta para fillimit të derbit, ka plasur një sherr në...
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës është shtyrë me 30 minuta...
Duke nisur nga ora 13:30, luhet deri i kryeqytetit, mes Pa...
Kjo e diel rezervon derbin e kryeqytetit, mes Partizanit d...
Kjo e diel rezervon një nga ndeshjet më të bukura dhe të l...
Nuk prodhoi fitues derbi mes Realit dhe Atletico Madrid, s...
Organizata Botërore e Futbollit, FIFA ka marrë një vendim ...
Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë kët...
Milani u rikthye te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë trium...
Bayer Leverkusen nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...