web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga avioni në fushë pas 5 orë udhëtimi, Kombëtarja mbërrin në Tiranë

7 Qershor 2022, 17:48, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare është rikthyer në atdhe pas transfertës së djeshme 1-1 me Islandën në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë kanë mbërritur sot rreth orës 17:00 në aeroportin “Nënë Tereza”, duke iu drejtuar Durrësit, aty ku qëndrojnë në grumbullim. Pas 5 orësh udhëtim, kuqezinjtë me charter kanë prekur sërish tokën shqiptare, ndërsa pasditen e sotme në 19:00 është programuar seanca e radhës stërvitore. Kombëtarja luan të premte në 20:45 në “Air Albania” kundër Izraelit, sfidë e vlefshme për Ligën B në grupin 2 të Nations League.




Lajmet e fundit nga