web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shihet si pasues i Haaland, Dormtund tenton transferimin e Brojës

6 Qershor 2022, 16:00, Sport CNA

Armando Broja, i cili është në pronësi të Chelsea, zhvilloi një sezon shumë të mirë në Premier League dhe në gjurmët e tij janë vënë disa skuadra të mëdha europiane. Prej kohësh, qarkullojnë lajme për një interesim të Arsenalit, për të firmosur me sulmuesin shqiptar. Madje thuhet se “topçinjtë” kanë gati edhe një ofertë prej 58 milionë funtesh, për të bindur Chelsea që ta lërë të largohet Brojën. Gjithsesi në garë duket se është futur edhe Borussia Dortmund. Këta të fundit prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi dhe është piketuar pikërisht Broja. Ky i fundit pëlqehet nga gjermanët, që e shikojnë si pasusesin e Haaland që u largua dhe pritet të paraqesin një ofertë te Chelsea.





Lajmet e fundit nga