web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kombëtarja vijon përgatitjet për Moldavinë, Veseli rikthehet në stërvitje me grupin

15 Qershor 2023, 13:21, Sport CNA

Kombëtarja shqiptare po vijon me përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Kuqezinjtë kanë zhvilluar paraditen e sotme një seancë stërvitore, aty ku për Silvinjon ka pasur lajme të mira nga futbollistët e grumbulluar.

Frederik Veseli që ditën e djeshme kishte shfaqur problemet, është rikthyer në stërvitje me grupin dhe duket se i ka lënë pas shqetësimet. Ditën e sotme, kuqezinjtë janë stërvitur fillimisht në palestër e më pas kanë zbritur në fushën e blertë për seancën e parë stërvitore.

Pasdite është planifikuar edhe një tjetër seancë stërvitore. Ditët e fundit, skuadra ka marrë ngarkesën maksimale pasi stafi teknik ka intensifikuar përgatitjet.

PANORAMASPORT.AL





Lajmet e fundit nga