
Në Shqipëri është themeluar shoqata sportive “FC Köln-Albania”. Inisiativa u realizua nga një grup shqiptarësh, kryesisht nga kolonia e Këlnit, me rastin e 75-vjetorit të krijimit të klubit të famshëm të futbollit gjerman. Mes tyre janë edhe anëtarë të tifozëve “Kuqezi”, në respekt të idhujve të Kombëtares, Mavraj dhe Roshi që kanë luajtur vitet e fundit për ngjyrat e FC Köln.
President i shoqatës “FC Köln-Albania” u zgjodh gazetari sportiv Gerard Chakmakjian, një fans i njohur i Këlnit dhe qytetar prej dy dekadash në këtë vend të mrekullueshëm të Nordrhein-Westfales. Ndërsa sekretar, u zgjodh Elvi Fundo, edhe ky gazetar që prej 5 vitesh jeton në Gjermani.

Klubi me rreth 100 mijë anëtarë në Gjermani (i katërti në të gjithë vendin) duket se ka mjaft fansa edhe në Shqipëri. Në shoqatë bëjnë pjesë intelektualë dhe profesionistë të ndryshëm si avokatë, biznesmenë të fushave të ndryshme, informaticienë, ekonomistë dhe shumë qytetarë që kanë pasion futbollin dhe ndjekin ekipin legjendat të Këln-it.
Ndeshjet, sidomos ato ndaj Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen, ndiqen jashtëzakonisht edhe në vendin e shqiponjave, ku Bundesliga është një prej atraksioneve sportive më të ndjekura. E veçanta e fansave të FC Köln në Shqipëri është se mes tyre nuk ka vetëm të rinj. Si fituese e sezonit futbollistik të vitit 1961 dhe tre vite më vonë, si kampionia e parë e Bundesligës, FC Köln, ka edhe një brez tjetër fansash.
Tifozët shqiptarë të viteve 60-70 nuk i harrojnë tre ndeshjet barazim me Liverpulin dhe më pas eliminimin me monedhë nga çerekfinalja e Kupës së Europës. Edhe finalja e Kupës UEFA 1985-1986, e humbur ndaj Real Madridit apo gjysmëfinalja e Kupës Evropiane 1978-1979, me Nottingham Forest, nuk kishin si të mos linin shenjë te tifozët shqiptarë të futbollit. Ishte koha e futbollistëve si Pierre Littbarski dhe Bernd Schuster dhe më pas, Schumacher, Cullmann, Herbert Zimmermann, që u bënë kampionë evropianë. Por edhe trainerit të famshëm Rinus Michels, pas sukseseve me Ajax, Barcelona dhe kombëtaren holandeze. Pak vite më vonë futbollistët e FC Köln Bodo Illgner, Pierre Littbarski, Thomas Häßler dhe Paul Steiner bëhen kampionë bote me kombëtaren.
Pikërisht në këtë kohë në Shqipëri përmbyset regjimi komunist dhe mijëra e mijëra shqiptarë, mbërrijnë në Evropë dhe Gjermani, shumë prej të cilëve banojnë edhe sot në Këln. Janë pikërisht ata, të rritur me historitë e vjetra të FC Köln, por edhe me ato që përjetojnë çdo javë në
“RheinEnergieStadion” që sapo kanë krijuar në Shqipëri shoqatën “FC Köln-Albania”.
Së shpejti do të publikohet edhe logo zyrtare, oranizimet e eventeve, shoqata do ketë zyrën e saj dhe ambientet ku do ftohen fansat të ndjekin së bashku sfidat e ekipit të Këln duke shijuar edhe birren Gaffel Kölsch (që tashmë e gjeni dhe në Tiranë), tradicionalen e zones dhe sponsorin zyrtar të FC Këln./ Gerard Chakmakjian
Partizani i sezonit të ri do të ketë ndryshime të rëndësis...
Vetëm për një javë, pra nga momenti kur vetë Messi deklaroi ...
Kombëtarja kuqezi U-19 ka zhvilluar një miqësore me përfaqës...
Antonio Konte në një prononcim të bërë së fundmi për mediat ...
Interi është skuadra që ka mbledhur më shumë në Itali nga ...
E ardhmja e Vioresin Sinanit u bë misterioze në kampin kuq...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme seancën e rad...
Mirlind Daku mbylli kampionatin slloven me 19 gola të shën...
Partizani ka rinovuar kontratën me Arinaldo Rrapaj. Një njof...
Skënderbeu vazhdon me shumë kujdes përforcimin e skuadrës ...
Rraman Hallaçi pritet të jetë trajneri i Kukësit edhe për se...
Vllaznia ka nisur përgatitjet për pjesmarrjen në Conferenc...
Liridon Latifi nuk është më një lojtar i Vllaznisë. Klubi ...
Engjëll Hoti nuk do të jetë më një futbollist i Partizanit. ...
Me mbylljen e sezonit, tashmë është koha edhe për formacio...
Sulmuesi i kombëtares italiane, Çiro Imobile, ka folur për...
Gjithçka e ke të qartë që kur nisesh për të shkuar aty. Pa...
Kristjan Asllani është bashkuar me Kombëtaren vetëm pak ditë...
Tashmë është zyrtare: Jude Victor William Bellingham (29 q...
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Moldavisë më 17 qers...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...