Bylis bën surprizën dhe shënon me 10 lojtarë, mbyllen pjesët e para
Janë mbyllur pjesët e para, në dy ndeshjet e para për javë...

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura.
Tirana duhet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara nga tifozët në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kujtojmë se bardhebluve iu kthyen tifozët në derbi, pas dënimit të mëparshëm.
Gjithashtu edhe Partizani është urdhëruar të dëmshpërblejë dëmet. Zyrtari i Vllaznisë, Aurel Locaj, është pezulluar me katër ndeshje.
VENDIMET:
KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Arena Kombëtare” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
Zyrtari i KF Vllaznia, Aurel Locaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare dhe mos respektimin e rregullave të sigurisë në fuqi duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur kore fyese ndaj tifozerisë kundërshtare, në bazë të nenit 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Lojtari i KF Lushnja, Fadil Meta, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KS Kastrioti, Xhafer Hodo, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Skrapari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të Neneve 16/1 17/1, 17/2/b. 17/2/f dhe 17/2/h të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Albpetrol dhe dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Në zbatim të Neneve 6/3/b, 8, 16/2 dhe 17 të KDE, FK Skrapari dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë
Lojtari i FK Skrapari, Reidi Çuadari, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Skrapari, Mateo Demko, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Partizani U-16, Artur Aliaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Tirana U-16, Denis Matraku, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Flamurtari FC U-17, Hizidion Sulejmani, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Flamurtari FC U-17, Dejvis Begaj, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Laçi U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kampionatit Kategoria e Parë U-16 kundër Flamurtari FC U-16, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
Zyrtari i KF Laçi U-16, Arli Shkembi,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
FC Besa U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Parë U-13, kundër FK Pogradeci U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Bylis U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Ndërajonale U-17, kundër KF Naftëtari U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i KF Bylis U-17, Aislin Ahmetaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Naftëtari U-17, Franci Dautaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph U-17, Arbi Dyla, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
Rrëzimin e kërkesës së AP Dinamo Junior si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit Mariglen Kule të FK Apolonia Femra si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Danilo Bajraktari të FK Partizani U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Janë mbyllur pjesët e para, në dy ndeshjet e para për javë...
Laçi ka kaluar në avantazh ndaj Teutës në transfertë. Mja...
Trajneri i Lazios, Marco Baroni i ka surprizuar të gjithë ...
Duke nisur nga ora 16:30 do të luhen dy ndeshjet e para në...
Orges Shehi mund të marrë drejtimin e Ballkanit. Trajneri ...
Artim Pollozhani nuk është më trajner i Ballkanit. Elimini...
Partizani-Egnatia do të jetë padyshim supersfida e javës s...
Thiago Motta, i mirëpritur si simbol i një revolucioni tak...
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, foli për ind...
Milan-i dominoi plotësisht përballjen me Sassuolo-n në Kup...
Dusan Vlahovic ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe është ri...
Projekti i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n...
Shqipëria e vajzave fitoi me rezultatin 1-2 ndeshjen miqës...
Në Premier League, këtë të mërkurë do të luhen gjashtë nde...
Inter-i duket se po planifikon një lëvizje të madhe në tre...
Këtë të mërkurë do të luhen tri ndeshje, të vlefshme për j...
Bayern Munich u eliminua në fazën e 1/8-ve në Kupën e Gjer...
Barcelona ka korrur një fitore të madhe me rezultatin 5-1 ...
Vedat Muriqi është kthyer nga pezullimi dhe e ka bërë në m...
Në Bratislavë të Sllovakisë, u hodh shorti për Europianin ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...