web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Italia “luftë” për Spaletin, por e vlerëson më pak se Napoli

19 Gusht 2023, 11:21, Sport CNA

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) u ka dhënë fund të gjitha dilemave, duke zyrtarizuar të premten në mbrëmje Luçiano Spaletin si trajnerin e ri të përfaqësueses, vetëm pak ditë pas largimit të papritur të Roberto Mançinit nga drejtimi i saj.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, organizmi që qeveris futbollin italian ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me ish-trajnerin e Napolit, teksa ai pritet të nisë punën më 1 shtator, kur do të bëhet edhe prezantimi gjatë grumbullimit të përfaqësueses italiane për dy ndeshjet e radhës në kuadër të Eliminatoreve të “Euro 2024”, kur Italia luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

Spaleti do të jetë në krye të pankinës italiane deri në Botërorin e 2026-ës. Ai do të përfitojë plot 3 milionë euro në vit, rreth 200 mijë më pak nga çfarë përfitonte si trajner i Napolit. Spaleti është bërë edhe “mollë sherri” mes Italisë dhe Napolit pasi Federata ka lënë të kuptohet se nuk ka ndër mend që të paguajë klauzolën prej 3 milionë eurosh që i ka vendosur skuarda kampane kartonit të teknikut.

“I urojmë mirëseardhjen Spaletit, pasi përfaqësuesja jonë kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ka pranuar drejtimin teknik të të kaltërve. Entuziazmi dhe kompetenca e tij, do të jenë thelbësore për sfidat që presin Italinë në muajt në vijim”, - ka deklaruar presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina.

64-vjeçari që e udhëhoqi Napolin sezonin e shkuar drejt të parit titull “kampion” në Itali pas 33 vjetësh, dhe të 3-tin në histori, do të zëvendësojë Roberto Mançinin, i cili e udhëhoqi Italinë drejt triumfit në Euro 2020-ën, por nuk arriti ta kualifikojë atë për në Botërorin e 2022-shit në Katar.





Lajmet e fundit nga