ZYRTARE/ Spaleti është trajneri i ri i Italisë
Federata Italiane e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha dile...

Do të ishte pothuajse e pamundur, duke kryqëzuar të gjitha kombinacionet e mundshme, që dy pingpongistë nga Shqipëria të luanin në Kinë në një eveniment botëror. Por ja që Universiada e 31-të Botërore e zhvilluar në qytetin Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Jugperëndimore, i dha mundësinë dy sportistëve shqiptarë, që të luajnë pingpong në vendin që prej dekadash është kthyer në numrin 1 të botës për këtë sport. Mes 6.500 sportistëve të rinj nga e gjithë bota, Shqipëria u përfaqësua nga Liridona Rexhaj e Sadush Tosuni, studentë nga universiteti i Durrësit dhe ai Elbasanit. Paraqitja e Rexhajt ishte më e suksesshme, pas dy fitoreve me Zambian dhe Nigerinë, ndërsa për meshkujt shorti nuk ishte me aq fat.
Në fakt ardhja e pingpongistëve shqiptarë në Kinë është si një rikthim në origjinë, pothuajse pas 6-7 dekadash, pasi në vitet ‘50-‘60 ishin kinezët ata që sillnin në Shqipëri topat dhe raketat e para të pingpongut, së bashku me “sekretet” e kësaj loje të mrekullueshme. Ishin vitet kur pingpongu sapo ishte bërë sport kombëtar në Kinë, duke i dhënë një shtysë të paimagjinueshme përhapjes së tij në të gjithë vendin. Pikërisht në këtë kohë ekipi kombëtar kinez vinte në Shqipëri, madje duke luajtur një seri ndeshjesh të paharrueshme në Teatrin Migjeni të Shkodrës me dhjetë pingpongistët më të mirë shqiptarë. Në vitin 1959, lojtari i pingpongut Rong Guotuan ishte i pari kinez që fitoi një medalje të artë sportive botërore; Kina u bë shpejt kombi më i fortë në pingpong, aq sa nga viti 1988 deri në Tokio 2020, ajo fitoi 32 nga 37 medaljet e arta olimpike të këtij sporti. Por edhe në Shqipëri, pingpongu kishte amatorët dhe kampionët e tij. Mjafton të kujtosh vetëm sallën poshtë te “Ali Kelmendi” që nuk kishte asnjëherë vend…

Ekipi shqiptar që parakaloi i pari në ceremoninë e hapjes së kësaj Universiade, kryesohej nga Klea Taipllari, Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Sportit Universitar (FSHSU). Ajo ka mbetur pa fjalë nga mikpritja e vendësve dhe organizatorëve për ekipin shqiptar, por edhe atletët e vendeve të tjera, që nga mbërritja në aeroport dhe deri te përcjellja. “Eksperienca në Kinë ka qenë unike”, - tregon Taipllari, e cila vinte për herë të parë në këtë vend. “Gjëja që na bëri më shumë përshtypje ishte se si çdo gjë ishte organizuar në perfeksion, që nga ceremonia e hapjes kur rruga ishte bllokuar dhe lejohej vetëm kalimi i pjesëmarrësve të Universiadës, ndërsa njerëzit që na përshëndesnin ngrohtësisht nga dy krahët e saj…”.
Për Klean dhe dy sportistët shqiptarë, ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, janë dy kulme të papërsëritshme. Megjithatë – sipas zyrtares së FSHSU-së – befasitë, sidomos ato teknologjike, të ndiqnin çdo çast. “Robotë që të prisnin me mirësjellje te salla e kateringut, të tjerë që bënin kafe apo shërbenin si kamerierë, robotë për ndihmën e shpejtë gjatë ndeshjeve në palestra, robotë-trainues për pingpongun, deri te autobusët pa drejtues, sistemet inteligjente të trafikut për ta lënë gjithnjë të gjelbër semaforin për kalimin e sportistëve, deri te pajisjet që spërkasnin mjegull dhe ulur temperaturën e kesaj vere deri me 10 gradë Celsius etj., etj. ishin disa nga mrekullitë që përjetuam në Chengdu.” – tregon Taipllari.

Por për organizatorët dhe Federatën Botërore të Sportit Universitar (FISU) evenimenti nuk ishte thjesht një ngjarje sportive. Sikurse mijëra pjesëmarrësit e tjerë, edhe delegacioni i vogël shqiptar mundi të shijojë disa nga mrekullitë e qytetit Chengdu, por edhe provincës Sichuan dhe Kinës Jugperëndimore. “Natyrisht vendi që do na mbetet më shumë në mendje, ishte Parku Kombëtar i Pandave Gjigante.” – thotë Taipllari, e cila nuk harron të tregojë edhe për ushqimin në Chengdu. “Pak pikant për shijet tona, por kishte edhe Kung Pao Chicken, që ishte e mrekullueshme”.
Që nga java e kaluar pishtari i edicionit të 32-të të Lojërave Universitare Botërore i ka kaluar Gjermanisë. Deri atëherë për delegacionin shqiptar do të mbeten në kujtesë eksperienca e kaluar në Chengdu. Por edhe rezultatet sportive, që këtë herë zgjodhi t’i provonte në pingpong. Dhe nuk ka bërë ndonjë gabim, po të mendosh se me rreth 40 milionë lojtarë në nivel konkurrues dhe mbi 860 milionë amatorë, pingpongu mbetet edhe sot një ndër sportet më popullore dhe më të praktikuara në botë. (CRI)
Federata Italiane e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha dile...
Dajan Shehi transferohet në Superligën e Kosovës te Gjilani,...
Pas shumë ditësh pushim dhe riaftësim, kapiteni i Tiranës ës...
Pamjet më të fundit nga "Camp Nou"! Nuk ka mbetur pothuajse ...
Manchester City është skuadra me vlerën më të lartë mes klub...
Gjilani ka nisur epokën e re, teksa biznesmenët e rinj e kan...
Portieri i PSG-së, Sergio Rico më në fund ka lënë spitalin. ...
Jasir Asani është padiksutim një nga lojtarët kryesorë të ...
Marrëveshja e sheh mesfushorin të transferohet në "Stamford ...
Skënderbeu ka mbyllur përfundimisht testet miqësore në këtë ...
Partizani arriti që të kalonte në "play off" të Conference L...
Në media u përfol shumë sa i përket rikthimit të Taulant X...
Struga do të luajë në Shqipëri ndeshjen e “Play Off” të Ligë...
Werder Bremen përballë Bayern Munich. Nuk mund të kishte n...
Werder Bremen-Bayern Munich hapin sonte edicionin e 61-të të...
Arabia Saudite kërkon të fusë një skuadër në Champions Le...
Luciano Spalletti, trajneri i cili shpalli Napolin kampion p...
Stadiumi “Air Albania” ka mbyllur dyert që pas ndeshjes miqë...
Partizani bëri një tjetër hap në Europë, teksa mbrëmjen e dj...
Specialisti i futbollit, Sulejman Starova, bëri një analiz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...