web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi nuk fal në shtëpi, fitore me dominim ndaj Parmës

6 Dhjetor 2024, 20:27, Sport CNA

Interi nuk fal në shtëpi, fitore me dominim ndaj Parmës


Interi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Serie A. 

Fitore pa shumë vështirësi për zikaltërit, duke qenë dominues gjatë gjithë kohë. 

Golat për Interin u shënuan nga Dimarco, Barella dhe Thuram. Ndërsa goli i Parmës ishte një autogol nga Darmian në minutën e 81’. Minuta në këtë ndeshje kishte edhe për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar u fut në lojë në minutën e 71’, kur mori vendin e Calhanoglu.

Me këtë fitore, Inter shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 3-të në tabelën e renditjes.





Lajmet e fundit nga