web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ideja e çmendur në Premier League/ De Bryjne, Haland, Salah, Ronaldo, në të njëjtin ekip

14 Shtator 2022, 17:12, Sport CNA

Ideja e çmendur në Premier League/ De Bryjne, Haland, Salah,

Presidenti amerikan i Çelsit, Tod Bohli, ka zbuluar planet e tij për të revolucionarizuar disa elementë të futbollit anglez për të mbledhur sa më shumë të ardhura. Ai ka hedhur hipotezën për lançimin e një Premier League All-Stars Game si në sportet amerikane. Sipas tij, çdo fund sezoni do të krijohen dy ekipe me lojtarët më të mirë nga Anglia e Veriut dhe ajo e Jugut për të luajtur një ndeshje tip "play off".

“Besoj se Premier League duhet të marrë shembull edhe nga marketingu dhe promovimet e sporteve amerikane. Pse nuk ka një përballje All-Stars në Premier League, Veriu kundër Jugut? Kështu arkëtohen akoma më shumë para. Të gjithëve u pëlqen ideja e më shumë të ardhurave në Premier League.”- deklaroi presidenti Bohli.

Nëse kjo do të realizohet atëherë do të jetë një revolucion i madh në botën e futbollit. Ekipi i Veriut do të përbëhet me lojtarë kryesisht nga Liverpuli dhe ekipet e Mançesterit, ndërsa ai i Jugut do të “bashkojë” gjithë Londrën.

Ja si mund te rreshtohen ekipet:

Ideja e çmendur në Premier League/ De Bryjne, Haland, Salah, Ideja e çmendur në Premier League/ De Bryjne, Haland, Salah,





Lajmet e fundit nga