Miqësorja me Greqinë, Shqipëria U-21 mbyll përgatitjet
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë...

Kapiteni i ekipit tonë kombëtar, Berat Gjimshiti rikthehet në skuadër pas një mungese në Nations League, teksa shprehet se e ka gjetur ekipin me një atmosferë mjaft pozitive. Ai nënvizoi në konferencën për media se Shqipëria do të provojë gjithçka nesër në fushë ndaj Anglisë, ndërsa vlerësoi me nota të larta kundërshtarin.
Gjimshiti tha ndër të tjera se ekipi është përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe do të luftojë si grup për të ndalur ishullorët.
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, rikthehet në skuadër pas mungesës në Nations League dhe u shpreh se ka gjetur një atmosferë mjaft pozitive. Në konferencën për media, kapiteni kuqezi vlerësoi kundërshtarin me nota të larta, por theksoi se Shqipëria do të provojë gjithçka në fushë ndaj Anglisë. Gjimshiti tha ndër të tjera se ekipi është përgatitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe do të luftojë si grup për të ndalur ishullorët.
Si e gjetët atmosferën në skuadër pas rikthimit – Gjeta një atmosferë shumë të mirë. Një frymë të re, ka disa lojtarë të rinj, janë talente, përmirësojnë ekipin. Në stërvitje kam parë që çdokush jep maksimumin në fushë që të arrijë një qëllim që nuk ka ndodhur kurrë. Besoj kjo është gjëja më e rëndësishme.
A mund të arrihet kualifikimi në Botëror? – Thonë që ëndrrat nuk janë të mundura, por besoj që disa ëndrra edhe realizohen. Dhe pse jo. Nuk besoj që më herët njerëzit mendonin se Shqipëria do të kualifikohet dy herë në Europian. Ne jemi një ekip më i vogël se Anglia, por kemi një qëllim. Duhet të provojmë sepse mundësitë i kemi, të japim gjithçka dhe në fund shikohet rezultati. Por duhet të japim gjithçka në fushë dhe pastaj nëse arrijmë, është një sukses.
Sa e vlerësoni ndeshjen duke pasur parasysh kundërshtarin? – Forca e Anglisë dihet, nuk dua të flas për lojtarët individualisht. Ne jemi përgatitur mirë, trajneri na ka thënë se çfarë duhet të bëjmë në fushë dhe do jemi të përgatitur të japim gjithçka në fushë. Ajo që është më e rëndësishme është që ekipi të bëjë atë që di të bëjë në fushë. Kemi pasur pak ditë në dispozicion për t’u përgatitur, por jemi përgatitur shumë mirë dhe do të shohim nesër.
Do ia dilni të bllokoni Harry Kane? – Individualisht nuk besoj se duhet të flasim për lojtarët e Anglisë. Ekipi ka një punë të vështirë nesër, jo vetëm Gjimshiti apo kush do luajë nesër. Si ekip duhet të ndalim sulmin e Anglisë. Nuk do jenë duele individuale, por do jete duel skuadrash dhe besoj se nëse e përballojmë mirë, do e kenë të vështirë.
Sa mendon që do e përballojë Shqipëria sfidën e nesërme, duke marrë parasysh që Anglia hyn si favorite? – Besoj se Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe ndaj ekipeve të tjera hyn favorite në fushë për të fituar. Nuk besoj se Anglia do të na nënvlerësojë sepse edhe ata e dinë që kemi bërë disa gjëra të mira si kombëtare. Futbollit nuk i dihet, besoj se nuk do të na nënvlerësojnë.
Çfarë keni mësuar nga Europiani dhe që do ta aplikoni në ndeshjen e nesërme? – Besoj se kemi bërë një Europian të mirë, edhe pse nuk kaluam më tej. Kishim kundërshtarë shumë të fortë, të nivelit botëror, si Anglia nesër. Duhet të kemi përqëndrim 100% gjatë gjithë ndeshjes. Në Europian pësuam gola shpejt në ndeshjet ndaj Italisë dhe Kroacisë për shkak të pa përqëndrimit 100% në fushë.
Sa i keni shanset për të kaluar grupin? – Është herët për të folur për shanset. Ndoshta pas katër ndeshjesh mund të përcaktohet më mirë. Por ne nuk do të hyjmë në fushë pa një qëllim. Ne do të japim gjithçka në fushë.
Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë...
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo premtoi diçka të veçantë n...
Federata Shqiptare e Futbollit, ka vendosur për axhendën e...
Zlatan Ibrahimoviç, i njohur për natyrën e tij dominuese s...
Pas organizatorëve, Japonia u bë kombëtarja e parë që sigu...
Trajneri Thomas Tuchel do të bëjë debutimin në stolin e An...
Bayern Munich ka dhënë një lajm të trishtë këtë të enjte. ...
Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka dhënë...
Kombëtarja shqiptare po përgatit një nga sfidat më të rënd...
Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të mërkurë drejt Londrës...
Kohët e fundit, emri i Masimiliano Allegrit ka qenë shumë ...
Thiago Motta i ka shpëtuar shkarkimit të menjëhershëm pas ...
Lajm i keq për trajnerin Silvinjo, në prag të ndeshjes me ...
Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me fitore raundin e dytë ...
Klubi i Shkupit ka anulua stërvitjen e kësaj të mërkure. P...
Federata e Futbollit dhe Bashkia e Gramshit nënshkruan një...
Të premten, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në elimi...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi paraditen e sotme në “Shtëpi...
Kombëtarja shqiptare rrezikon të humbasë një nga titullarë...
Kombëtarja U-21 vazhdon përgatitjet në kuadër të dy ndeshj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...