web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E bujshme! Po shkëlqen në Superiore, mbrojtësi drejt transferimit në Serinë A

27 Prill 2024, 20:58, Sport CNA

E bujshme! Po shkëlqen në Superiore, mbrojtësi drejt transferimit

Albion Marku, është një nga lojtarët më të spikatur këtë sezon në Superiore. Megjithatë, nga sezoni i ardhshëm, mbrojtësin e djathtë, mund ta shohim në Serinë A italiane.

Sipas asaj që raporton “Supersport”, një nga skuadrat e elitës së futbollit italian po negocion me anësorin e djathtë, për të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, por për momentin nuk bëhet i ditur emri i klubit.

Marku ka luajtur këtë edicion 29 ndeshje të plota në kampionat me blutë e kryeqytetit. Mbrojtësi i krahut konsiderohet si një prej lojtarëve me më shumë perspektive dhe në verë pritet të realizojë transferimin e karrierës.





Lajmet e fundit nga