Disiplina nuk kursehet ndaj Vllaznisë, merret vendimi për ndeshjen ku u godit me gur në kokë gjyqtari
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë sot vendimet për n...

“Jam i bindur që me cilësitë që ka, mund të bëhet një futbollist i rëndësishëm për futbollin botëror”. Ky është mendimi i presidentit të FSHF-së. Armand Duka, për Kristjan Asllanin. Në një intervistë të dhënë për “FcInterNews”, Duka ka folur për mesfushorin shqiptar, shanset e tij si zikaltër dhe si e sheh të ardhmen e futbollistit të talentuar.
Ju e njihni Asllanin prej shumë kohësh. Çfarë personi ishte Kristjan?
Unë e njoh nga kombëtaret tona, në të cilat bën pjesë prej tre vitesh, fillimisht në U21 dhe tani në Kombëtaren A. Bëhet fjalë për një djalë gjithmonë me buzëqeshjen në fytyrë, të përulur dhe me besim në vetvete. Ai karakterizohet nga një qetësi dhe një optimizëm që e transmeton sapo e takon.
Tani luan te Interi, por nuk duket se i ka hipur vetja në qejf…
Për moshën e tij, të shkojë në një klub si Interi nuk është aspak e lehtë. Nuk është e thjeshtë të mbash ekuilibrin por unë mendoj se Kristjan do ia dalë. Dhe do të gjejë pikërisht atë ekuilibrin perfekt të atij djalit që kemi parë të dalë nga të rinjtë e më pas te skuadra e parë e Empolit. Ai është i ndërgjegjshëm për cilësitë që ka. Karakteristikat e tij janë të jashtëzakonshme. Dhe unë jam i bindur që nuk do t’i hipë kurrë vetja në qejf.
E mendonit që Asllani do të mbërrinte kaq i ri te Interi?
Cilësitë e tij shiheshin dhe ishte e qartë që herët apo vonë do të bëhej një transferim i rëndësishëm. Për moshën e tij ndoshta ishte pak herët, por klubet e mëdha sot janë ‘agresive’ dhe nuk e lënë t’u ikë mundësia që të arrijnë te talente si Asllani. Tani ai është një ambasador i futbollit shqiptar. Në aspektin e imazhit kjo do të ndihmojë për të bërë më të njohur futbollin shqiptar, meqë Interi është një markë ndërkombëtare.
Çfarë mund të na tregoni për këtë eksperiencë të tijën në Milano?
E ka thënë publikisht që është shumë i lumtur. Interi është klubi për të cilin ai ka bërë gjithmonë tifo që fëmijë. Milano është një qytet i madh dhe shpresoj që të mos shpërqendrohet (qesh).
Për rritjen e tij, në janar është më mirë të qëndrojë te Interi apo të shkojë të luajë në ndonjë vend në huazim?
Unë shpresoj shumë që Kristjan deri në janar të konkurrojë me mesfushorët e tjerë për të pasur më shumë hapësirë, duke luajtur shanset e tij. Siç e thashë më parë, mendoj dhe jam i bindur që me cilësitë që ka, mund të bëhet një futbollist i rëndësishëm për futbollin botëror. Ashtu si e shoh unë, mund të jetë lideri i mesfushës zikaltër, ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi teknike të mëdha, grintën e duhur dhe një karakter të fortë. Falë këtij karakteri mund të shkojë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha. Por nëse nuk do të ketë shumë hapësirë, ndoshta është më mirë të shkojë në huazim në ndonjë skuadër tjetër për t’u rritur dhe për të krijuar eksperiencë.
Çfarë menduat kur Kristjan kishte kundër Barcelonës mundësinë për të shënuar një gol historik?
Do të ishte një gol që do ta kishte ndihmuar shumë në rrugëtimin e tij zikaltër në këtë vit, ndoshta edhe për të gjetur më shumë hapësirë. Ai gol do t’i jepte më shumë bindje në aftësitë e tij. Por nuk duhet të mendojë shumë për atë moment. Ai ka një karrierë të gjatë përpara dhe do të ketë mundësi të tjera për të shënuar gola të rëndësishëm kundër Barcelonës, Real Madrid, apo kundër Italisë me fanellën e Shqipërisë.
Mendoni se mund të mësojë nga Brozoviç dhe të bëhet së shpejti një pikë fikse te Interi?
Çdo ditë mund të mësojë e të rritet. Të mësosh nga një lojtar si Brozoviç është një fat i madh pasi jemi të gjithë dakord rreth faktit se kroati është një nga mesfushorët më të rëndësishëm të futbollit botëror, mes më të mirëve në qarkullim. Ai ka luajtur edhe një finale të Kupës së Botës dhe eksperienca e tij ndërkombëtare është shumë e madhe. Ai në këto muaj do të ketë mundësinë të mësojë shumë nga Brozoviç, por edhe nga emrat e tjerë të rëndësishëm të cilët luajnë tani te Interi. Unë e shoh për shumë vite si një pikë fikse e mesfushës zikaltër.
Po flasim për një kampion të mundshëm? Njërin i cili në të ardhmen mund të bëjë historinë e futbollit me klubin e tij?
Ai është në një moshë delikate. Duhet të ecë përpara kështu. Pa i hipur vetja në qejf. Tani për të është gjithçka e rëndësishme: skuadra, miqtë, trajneri, familja dhe e dashura e tij gjithashtu.
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë sot vendimet për n...
Ka përfunduar me rezultatin 1-1 përballja mes Vorës dhe Va...
Aventura e trajnerit Edoardo Reja në krye të Kombëtare...
Ilir Daja u shpreh se Ballkani u kthye në Kombëtaren e dyt...
Stadiumi i Vorës është i radhës që i shtohet futbollit shq...
Kombëtarja shqiptare në muajin nëntor do të zhvillojë disa...
Java e 12-të e Kategorisë Superiore, e cila ishte e pr...
Luigi di Biago do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Sipa...
Visar Bekaj, portieri i Tiranës, sonte ishte pjesë e emisi...
Do të rikthehet në fundjavë Kategoria e Parë, e cila kisht...
E pabesueshme ajo që ka ndodhur në ndeshjen e Superligës s...
Në emisionin “Procesi Sportiv”, është hapur sërish një deb...
Partizani do të përballet në javën e 11-të të “Abissnet Su...
Apolonia u nis me pretendime të mëdha në fillim të kët...
Andrea Stramaçoni nuk do të jetë më trajner i Al-Garafës në ...
Raundi i fundit i fazës së grupeve në Champions League ka më...
Ndeshja miqësore e Kombëtares shqiptare ndaj Katarit, e plan...
Patrik ishte një nga protagonistët absolut në fitoren që Tir...
Stefano Pioli ka hedhur sot firmën në marrëveshjen e re që e...
Armando Broja duket se është bërë sërish protagonist te Çels...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...