web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Curva Sud” shpërthen ndaj drejtuesve të Milan-it: Fonseca u tregua më burrë se ju

31 Dhjetor 2024, 13:40, Sport CNA

“Curva Sud” shpërthen ndaj drejtuesve të Milan-it: Fonseca


Ultrasit e Milan-it, kanë shpërthyer keq ndaj drejtuesve, pas ngjarjeve të fundit, që sollën edhe shkarkimin e trajnerit Paulo Fonseva.

Në një komunikatë zyrtare, tifogrupi “Curva Sud”, ka sulmuar hapur kryesinë e klubit, duke u kërkuar të largohen.

Sipas tyre, qëllimi i drejtuesve është që të amerikanizojnë klubin dhe punohet vetëm për markën, pa u interesuar për rezultatet.

Ultrasit nuk gjykojnë trajnerin Fonseca, duke thënë se u tregua më burrë sesa pjesa tjetër.

Ndër të tjera, në komunikatë thuhet:

“Së fundmi ishim dëshmitarë të një situate që zhvillohej në një mënyrë surreale, në disa aspekte e pabesueshme dhe padyshim e papranueshme për emrin dhe historinë e ngjyrave tona të lavdishme.

Me këtë nuk po i referohemi shkarkimit të trajnerit, që sado i lehtë për t’u imagjinuar, nuk është as i pari dhe as i fundit.

Ajo që na ka lënë të habitur dhe të shokuar janë mënyrat me të cilat kjo ndodhi. Si është e mundur që të pranohet fakti që është vetë trajneri ai që u komunikon mediave se është shkarkuar, pa asnjë deklaratë zyrtare nga klubi?

Ose më keq akoma, pa asnjë nga drejtuesit që të shfaqet në një konferencë shtypi për ta komunikuar zyrtarisht, për më tepër kur ishte e qartë që vendimi ishte marrë prej ditësh.

Nuk mund të jetë më i besueshëm një drejtues që kaloi një verë të tërë duke pretenduar se ishte plotësisht i bindur për projektin “Fonseka”, kur tani zbulojmë që është përfshirë një klauzolë për shkarkimin e mundshëm brenda 6 muajve të parë, që automatikisht anulon vitet e mbetura të kontratës.

Kjo është një simptomë e qartë që zgjedhja e “Fonseca-s” ishte një opsion i dorës së dytë.

Jemi dëshmitarë të një pronësie që kërkon në çdo mënyrë të “amerikanizojë” klubin më të lavdishëm të Italisë, duke propozuar iniciativa absurde si fanellat e 125-vjetorit të shitura për 1899 euro, ose shfaqje në tribuna gjatë pushimeve për të “blerë” tifozët.

Dikush e ëndërron të ketë 75,000 ndjekës në “San Siro” për t’u shfrytëzuar çdo ndeshje dhe për t’i trajtuar si kukulla, duke mos marrë parasysh tifozët e organizuar dhe të gjithë ata që ndjekin këto ngjyra kudo, duke bërë sakrifica.

Pa folur për çështjen e “mini-pakteve”, një gjë e padëgjuar madje edhe në nivele amatore.

Kjo tregon mungesë kompetence jo vetëm në drejtuesit e fushës sportive, por edhe në ata që merren me pjesën komerciale të lidhur me tifozët.

Është e drejtë të nënvizohet çdo mangësi e një klubi që është në duart e njerëzve me një paaftësi të frikshme.

Deri më sot, për ju Milani është vetëm një markë për të spekuluar. Po zbatoni strategji të fokusuara vetëm në zhvillimin e markës për të arritur rezultate të rëndësishme financiare, në dëm të sukseseve sportive që nuk janë më prioriteti juaj. Për më tepër, nuk njihni historinë e këtij klubi, lojtarët që kanë shkruar faqe të paharrueshme me fanellën tonë dhe mungesa e pafalshme e pronësisë në festën e 125-vjetorit.

Mund të shkruani faqe të tëra, tani që keni gjetur fajtorin tuaj, i cili megjithëse nuk ishte në lartësinë e situatës nga ana sportive, u tregua shumë më serioz dhe më burrë se ju, që e latë vetëm që në gusht. Ndiqni rrugën e tij sa më parë dhe çlironi Milanin nga ku e keni zhytur…”, thuhet në komunikatë.





Lajmet e fundit nga