web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern me mungesa, Barcelona fiton tre lojtarë para Champions-it

19 Tetor 2024, 15:44, Sport CNA
Bayern me mungesa, Barcelona fiton tre lojtarë para Champions-it
Bayern Munich

Të mërkurën do të luhet një nga ndeshjet me të forta në Champions League.

Bayern Munich do të përballet në transfertën me Barcelona-n, në takimin e raundit të tretë të Champions League.

Megjithatë, në këtë përballje bavarezët do të kenë një mungesë të madhe.

Dy javë më parë, Jamal Musiala pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt dhe sipas trajnerit Vincent Kompany, 21-vjeçari me shumë mundësi do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj spanjollëve.

Mungesa e Musiala-s do të ishte një goditje e rëndë për Bayern-in në këtë takim.

Megjithatë, gjatë 48 apo 72 orëve në vazhdim do të caktohet përfundimisht nëse gjerman do të jetë i gatshëm për takimin ndaj katalanasve apo jo.

Në anën tjetër një lajm i madh për Barcelona-n, që para supersfidës me Bayern-in do të ketë të gatshëm tre lojtarë që i kanë munguar ekipit, Wojciech Szczesny, Gavi dhe Dani Olmo./CNA





Lajmet e fundit nga