Temperaturat deri në 25 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirat do të marrin ...

Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit pas viti në Shqipëri duke e bërë këtë dukuri gjithnjë e më shqetësuese për shoqërinë dhe autoritetet, si vendore dhe kombëtare.
Sipas statistikave të krimeve dhe drejtësisë penale në Shqipëri në vitin 2022 u shënuan rreth 1880 raste të dhunës në familje me mbi dy mijë autorë të kësaj vepre penale.
Në Qarkun e Gjirokastrës autoritetet gjyqësore po u kërkojnë qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve të dhunës ndërsa strukturat vendore po bëjnë përpjekje të rrisin shërbimet ndaj viktimave të dhunës.
Pak ditë më parë në një takim me gazetarët dhe struktura vendore të mbrojtjes sociale nënkryetarja e Gjykatës së Gjirokastrës Suelda Dashi solli në vëmendje se pothuajse të gjitha rastet e dhunës në familje paraqiteshin në gjykatë nga komisariatet e policisë.
Zonja Dashi tha se vetë qyetarët mund të bënin padi për rastet e dhunës direkt në gjykatë për të pasur veprime të menjëhershme.
“Jo çdo gjë mund të vijë nga komisariati. Vetë qytetarët duhet të edukohen që t`i drejtohen vetë gjykatës me kërkesë-padi. Sepse mund të ndodhë që për shkak të burokracive komisariatet mund të vonojnë me ditë apo me orë dergimin e denoncimeve, por në raste e dhunës në familje kjo kohë mund të jetë fatale. Mjafton që qytetarët të drejtohen në kryesekretarinë e gjykatës dhe të paraqesin një kërkesë padi në formë shkresore dhe pastaj është gjykata ajo që investohet e tëra në marrjen në shqyrtim të rasteve.”
Zonja Dashi tha se gjatë vitit 2022 Gjykata e Gjirokastrës dha 70 urdhëra mbrojtjeje për raste të denoncimit të dhunës ndërkohë që në vitin 2021 u dhanë 20 urdhëra mbrojtje për dhunën ndaj grave dhe të miturve.
Sipas stastistikave të krimeve dhe drjetësisë penale në Shqipëri rastet e dhunës në familje janë rritur vit pas viti. Në vitin 2022 u shënuan 1887 raste të dhunës në familje nga 1631 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 1374 në vitin 2018.
Edhe numri i autorëve për këto vepra penale ka ardhur në rritje. Sipas stastikave zyrtare në vitin 2022 në Shqipëri për dhunën në familje janë 2003 autorë nga 1733 që ishin në vitin 2021 dhe 1459 që ishin në vitin 2018.
Rastet e dhunës në të shumtën e herës denoncohen me vështirësi, thotë Loreta Mamani, përfaqësuese e Udhërit të Psikologut në Gjirokastër.
“Vihet re që dhuna nuk denoncohet menjëherë në rastet e para. Por ajo zgjat sepse ndodh brenda katër mureve të familjes. Të miturit, nëna, kanë gjithmonë shpresë se babai që i dhunon do rregullohet, do të përmirësohet gjendja, por kur kalon shumë kohë që personi e vazhdon këtë dhunë bëjnë denoncimin ne polici.
Bashkitë kanë krijur struktura të posaçme për këto kategori dhe në Gjirokastër funksionon edhe një qendër e trajtimit të rasteve të dhunës në familje.
Erjona Shkrepa, psikologe pranë kësaj qendre flet për shërbimet që afrohen:
“Qendra ofron shërbim psikologjik, këshillim dhe mbështetje psiko-sociale, ne ofrojmë akomodim 72 orë për rastet e dhunës, mbështetje me ndihmë ekonomike me një paketë prej 9800 mijë lekë , i mbështesim fëmijët e të dhunuarave me kopshte dhe çerdhe falas si dhe ofrojmë shërbim juridik falas për rastet që paraqiten në qendër.
Zonja Shkrepa thotë se rastet më të shumta të denoncimit të dhunës vijnë nga zonat urbane dhe nga familje me nivel të ulët ekonomik.
“Rastet që paarqiten vijnë nga familjet me ekonomi të ulët. Ndoshta ndikon shkollimi i ulët, ekonomia, janë shumë faktorë që ndikojnë në dhunën në familje.”
Në Shqipëri fenomeni i dhunës, sidomos ndaj grave, vajzave dhe të miturve mbetet një sfidë për autoritetet dhe shoqërinë jo vetëm prej treguesve në rritje, por edhe thellimit të varfërisë, sidomos në zonat rurale./ VOA
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirat do të marrin ...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ...
Vendi ynë edhe përgjatë ditës së enjte do të jetë me m...
Moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura si d...
Territori shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave...
Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpe...
Territori shqiptar do të jetë përgjatë gjithë ditës me...
Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosfe...
Barometri në Euronews Albania ka pytuar qytetarët e Ti...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajror...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa aj...
Deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dom...
Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla...
Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezen...
Dita e hënë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrue...
Vendi ynë do të jetë nën dominimin e vlerave të larta ...
Për javën që presim përpara, ashtu si ditët e fundit t...
Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ...
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë me alte...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...