Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Shqipëria, një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Europë, do të ketë në fokus turizmin alternativ dhe jo atë masiv, një zgjedhje që përfaqësuesit e qeverisë besojnë se do ta ndihmojë të bëjë diferencën nga konkurrentët.
Shteti i vogël ballkanik, dikur i izoluar hermetikisht nga bota e jashmte, ka rritur popullaritetin falë një reputacioni që shihet gjithnjë e më shumë si trend dhe ekzotik. Vitin që shkoi, ky vend tërhoqi 7.5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së tij dhe theu rekordin e 6.4 milionë vizitorëve të arritur në vitin 2019.
“Është një tjetër vend po ta krahasojmë me 10 vite më parë”, thotë ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, duke vënë në pah se ky shtet jo vetëm i ka kompesuar, por i ka tejkaluar humbjet e shkaktuara nga Covid 19 në këtë sektor. “Gjërat po ndryshojnë kaq shpejt…Shqipëria e vitit 2023 është plot energji pozitive”.
Rikthimi i udhëtimeve pritet të intensifikohet falë kërkesave të ndrydhura postpandemike dhe joshjes nga një destinacion me largësi të shkurtër dhe me ekonomikisht i leverdisshëm.
Megjithatë Kumbaro, akademike përpara se të futej në politikë, shprehet se rritja e numrit të vizitorëve nuk do të jetë pjesë e strategjisë turistike të parashikuar në vijim. Lidhur me këtë strategji, po zhvillohen plane për të diversifikuar një sektor që shihet si kyç për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Duke u larguar nga modeli tradicional i diellit dhe detit që ofrojnë fqinjët e saj mesdhetarë, për Shqipërinë, prioritet i qeverisë, është të klasifikohet si një destinacion me ‘cilësi’ të nivelit të lartë, në ofertën e saj për tregjet e reja. “Ne bëmë disa gjëra gabim në vitet ‘90”, tha ajo për Guardian, duke iu referuar tranzicionit të trazuar nga diktatura staliniste drejt demokracisë. “Nuk mund të mësosh pa bërë gabime: ato janë pjesë e procesit.”
Ajo tregon për “hotelet dhe ndërtesat e shëmtuara” që u ngritën me zhvillimin jo të rregullt të resorteve kryesore përgjatë rivierës shqiptare në kaosin që pasoi komunizmin, si rasti i Sarandës, qyteti bregdetar përballë Korfuzit.
“Si ministre e turizmit dhe mjedisit, kam një lloj kontrolli dhe ekuilibri (për rolin tim)”, shprehet ajo. “Mund të jem krenare që kemi arritur shifrën e 7.5 milionë turistëve, por të jem e sinqertë, nuk kërkoj më shumë. Unë kërkoj cilësi, kërkoj që njerëzit të qëndrojnë më shumë se mesatarja tre deri në katër netë dhe të vijnë gjatë gjithë vitit. Plazhet nuk janë unike. Çfarë e bën unik këtë vend, është të qenët i virgjër, i paprekur, i pazbuluar”.
Prandaj, sipas saj, nuk do të promovohen paketat e pushimeve në bregdet, por agroturizmi dhe ekoturizmi−të dyja të zhvilluara në mënyrë uniforme, duke u mbështetur në peizazhin e larmishëm spektakolar të maleve, pyjeve dhe bregdetit të Shqipërisë.
“Ajo ç’ka duam është turizmi miqësor ndaj mjedisit, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm. Ne nuk duam që turizmi të përqendrohet vetëm në zona të caktuara, por modelin që fokusohet në trashëgiminë kulturore, gastronomi, ecje, rafting, natyrë…ka kaq shumë ferma të vogla ku njerëzit mund të shkojnë dhe të shijojnë të gjitha këto.”
Zonat e thella dhe pjesa e Alpeve në veri, shtëpia e Bjeshkëve të Namuna, ofrojnë potencial të pakrahasueshëm për agroturizëm dhe ekoturizëm. Agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit kanë rritur në vazhdimësi përpjekjet për të promovuar atë lloj turizmi, në gjendje për të pasuruar ato zona që mbeten më të varfrat në Evropë.
Javën e kaluar, vëmendja u kthye tek lumi Vjosa, 273 km, shpesh i cilësuar si “lumi i fundit i egër i Evropës”, pas një premtimi të kryeministrit Edi Rama për ta përkthyer basenin që përfshin lumin dhe degët e tij në një park të ri kombëtar−i pari i këtij lloji në Evropë−në një lëvizje për të ndihmuar nxitjen e turizmit. Kumbaro përmendi nevojën për të rigjallëruar fashatrat përmes turizmit rural, teksa njoftoi se do të paraqesë një projekt që synon t’i japë Vjosës statusin e “rezervatit të biosferës të mbrojtur nga UNESCO”.
Shtëpia e më shumë se 1000 specieve të kafshëve dhe bimëve, Vjosa, e cila e përshkon vendin pa pengesa, po ashtu edhe nga burimi i saj në Greqi, është emblemaike për parajsën mjedisore që Shqipëria ishte në një pjesë jo të vogël të saj, për shkak të paranojave të Enver Hoxhës, diktatorit që sundoi Shqipërinë−tokën e shqiponjave−për mbi 40 vjet.
Mezi kanë kaluar tre dekada që kur Shqipëria doli nga regjimi stalinist. Asnjë vend anëtar tjetër i ish−bllokut komunist të Evropës Lindore nuk pësoi një shtypje apo izolim të tillë.
Tashmë 56 vjeç, Kumbaro jetoi një pjesë të madhe të rinisë së saj nën një regjim që ajo e kujton mirë. Turizmi, në atë kohë, lejohej vetëm për marksist−leninistët e shpallur dhe kontrollohej rreptësisht nga “Albturist”, agjencia shtetërore turistike e ngarkuar për zhvillimin e sektorit pas vdekjes së Hoxhës, në 1985.
“Vetëm rreth 200 vetë në ture të mirëorganizuara vizitonin me autouz Shqipërinë çdo vit”, kujton ajo. “Ata u përkisnin “shoqatave të miqësisë”(komuniste). Por edhe atëherë, “Albturist” kontrollohej nga policia sekrete e Sigurimit”.
Aparatet fotografike ishin të ndaluara, së bashku me minifundet dhe mjekrën. Burrat që vizitonin Shqipërinë kur Hoxha ishte gjallë, ishin të detyruar të rruanin mjekrën në kufi dhe të prisnin flokët e gjata.
Më vonë, kur vendi filloi të hapej me zell, nisën udhëtimet me autobuz nga Athina, të cilat kryesisht u shërbenin grekëve që kishin të afërm në komunitetet minoritare në jug. Turistët e tjerë që lejoheshin, verifikoheshin përpara se t’u jepeshin vizat.
Turet shkonin deri në Tiranë, ku vizitorët qëndronin në hotele të mjera të kohës sovjetike me stafe që u linin shënime të dëshpëruara poshtë pjatave që shërbenin në tavolina.
Udhëtimet më në veri, në malësitë e varfra, as nuk mund të mendoheshin. Kampet famëkeqe të punës së rëndë ishin vende grumbullimi për të burgosurit politikë, numri i të cilëve u rrit ndërsa Shqipëria u izolua gradualisht nga vendet e tjera komuniste. “Gjithçka ishte e ndaluar, madje dhe feja”, thotë Kumbaro duke kujtuar se gjyshja e saj ishte e ‘shumë e frikësuar’ për të folur hapur për besimin e saj.
“Për mua turizmi ka të bëjë me emancipimin. U hap dyert të tjerëve dhe është diçka e mrekullueshme”./CNA.al
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka prezantuar disa llo...
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për përkeqësim...
Shqipëria gjatë paradites në një pjesë të mirë të territor...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Man...
Deri në orët e mesditës një pjesë e mirë e vendit tonë...
Prej disa ditësh i gjithë territori shqiptar ndodhet nën d...
Masat ajrore të qëndrueshme dhe të ngrohta prezente, vijoj...
Vendi ynë do të vijojë të dominohet nga kushtet e qënd...
Pjesa e parë e ditës së sotme pritet të sjellë orë të ...
Pjesa e parë e ditës në Shqipëri pritet të sjellë orë të s...
Për të gjithë ata që kanë bërë plane, fundjava pritet ...
Përshtatja e bujqësisë me kushtet e reja të klimës mund të...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy njësi të lëvizs...
Territori i Shqipërisë do të mbtetet nën dominimin e kusht...
E enjte, 16 shkurt Orët e shumta me diell do të jenë mbiz...
Në qytetet e Shqipërisë tashmë është bërë e zakonshme që n...
Gradualisht vendi ynë pritet të përfshihet nga masat ajror...
Deri në orët e mesditë pothuajse i gjithë territori shqipt...
Vendi ynë mbetet nën ndikimin e një qendre të presioni...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...