Qershori nis me rrebeshe/ Moti për sot
Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë ...

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit 2- vjeçar mbi nivelin e ndotjes së ujit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, studim i cili është financuar nga Programi IPA II i Bashkimit Europian. Sipas studimit, në disa nga pikat e monitoruara shfaqen probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme. Studimi nxjerr në pah nevojën e monitorimit të vazhdueshëm të ujërave të këtij liqeni.
Studimi mbi situatën e ndotjes kimike në Liqenin e Shkodrës, më i madhi në Ballkan, është realizuar nga Qendra e Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe shoqatën Green Centre Albania.
Studimi është pjesë e Programit IPA II, bashkëpunimi ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi, financuar nga Bashkimi Europian. Pedagogia e Universitetit të Tiranës, Alma Shehu, thotë se situata e ujërave në Liqenin e Shkodrës u monitorua për një periudhë dy vjeçare si në anën shqiptare të liqenit, ashtu edhe atë të Malit të Zi.
“Problematika kryesore janë sedimentet, ku metalet janë shfaqur në të gjithë stacionet. Janë rreth 14 stacione, të monitoruar në të dy zonat, pjesën shqiptarë dhe atë të Malit të Zi. Dua të them se pjesa malazeze karakterizohet nga përmbajtje më të larta. Megjithatë, pasi janë llogaritur indekset e efekteve toksike të këtyre metaleve, ka rezultuar se disa pika shfaqin probleme serioze dhe risk serioz në lidhje me përmbajtjen e metaleve të rënda”, tha ajo.
Për një periudhë dy vjeçare, thotë pedagogja Shehu, janë analizuar mostrat e ujit në 14 stacione, 4 prej të cilëve në territorin shqiptar të liqenit dhe dhjetë në pjesën malazeze.
"Në “Direktivën Kuadër të Ujit” të BE-së (WFD), substancat që paraqesin rrezik për njerëzit dhe mjedisin klasifikohen si substanca prioritare dhe këtu përfshihen edhe disa lloje pesticidesh, që vazhdojnë të përdoren nga fermerë të zonës së bregut të liqenit", thotë përfaqësuesja e Qendrës së Kërkimeve Ekotoksikologjike në Podgoricë, Danijela Sukoviç.
“Ne e dimë se shumë fermerë, që merren me agrikulturën, përdorin pesticide të ndaluara 20 vite më parë në BE. Në disa prej mostrave që kemi marrë, si në ujërat e Malit të Zi, ashtu edhe ato të Shqipërisë, kemi vërejtur elemente të këtyre pesticideve të ndaluara. Ndaj, është shumë i rëndësishëm ndërgjegjësimi i publikut për dëmin që sjellin këto pesticide të ndaluara nga BE si për njerëzit, ashtu edhe për mjedisin. Për këtë, duhet të ketë marrëdhënie të mira bashkëpunimi në mes institucioneve shkencore, universiteteve, organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe vetë banorëve që jetojnë në këtë territor ku zhvillohet edhe turizmi”
Studimi “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike -Zgjidhje” është i pari i këtij lloji që realizohet gjatë 30 viteve të fundit. Profesor Julian Shehu thotë se Liqeni i Shkodrës është një pasuri e rëndësishme natyrore dhe turistike për të gjithë rajonin e Ballkanit, ndaj është i nevojshëm monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ujërave.
“Me kaq ekspedita sa bëjmë ne, apo në kuadër të projekteve apo miniprojekteve, nuk mund të monitorosh një liqen, një lum apo një vijë bregdetare. Ne duhet të kemi stacione për monitorimin e tyre gjatë gjithë periudhës kohore, gjë që vendet e tjera europiane që na rrethojnë e realizojnë, sidomos përpara periudhave të tilla të plazhit siç jemi tani”, thotë ai.
Projekti “Liqeni i Shkodrës pa ndotje kimike – Zgjidhje” synon të ndihmojë në monitorimin e pranisë së substancave prioritare dhe sedimenteve në ujërat e liqenit të përbashkët, në përputhje me kërkesat e “Direktivës Kuadër të Ujit” të BE-së./ VOA
Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë ...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Turistë të huaj dhe shqiptar i janë bashkuar festivalit më...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ...
Sektori turistik në Shqipëri po njeh gjithnjë e më shumë n...
Kur një prind sheh fëmijën e tij duke duke shpenzuar kohë të...
Pjesa e parë e ditës paraqitet nën mbizotërimin e inte...
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në...
Me ndryshimet aktuale që po bëhen në politikën për klimën ...
Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të p...
Kriza e klimës, është padyshim sfida më e madhe e epokës s...
Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët ...
Një tjetër media ndërkombëtare i ka bërë jehonë natyrës së...
Rreth 30 mijë maturantë do t'i nënshtrohen në 1 qershor prov...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...