BE jep 200 milionë euro për zhvillimin e centraleve të vogla bërthamore për energji me karbon të ulët
Komisioni Europian po mbështet zhvillimin e reaktorëve bër...
Siguria ushqimore në Shqipëri vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjeshme për qytetarët, sidomos në një kohë kur një pjesë e madhe e produkteve që konsumohen çdo ditë vijnë nga importi.
Nga frutat dhe perimet, te produktet e mishit, bulmetit apo mielli, zinxhiri i furnizimit është i gjatë dhe shpesh i vështirë për t’u kontrolluar plotësisht. Për këtë arsye, gjithnjë e më shpesh ngrihen shqetësime mbi cilësinë e produkteve që përfundojnë në tryezat e familjeve shqiptare.
Në këtë kuadër, fermerja Filloreta Prifti ngre një sërë shqetësimesh lidhur me cilësinë e ushqimeve që qarkullojnë në treg. Ajo thotë se situata është alarmante dhe se, sipas saj, mungesa e masave konkrete për kontrollin e produkteve ushqimore rrezikon shëndetin e konsumatorëve.
“Situata e ushqimeve është katastrofike, sepse një popull që ka mbetur ‘një grusht’ po shfaroset në mënyrë të ngadaltë. Unë këtë do ta quaja ‘gjenocid ushqimor’, pra njerëz që punojnë e sakrifikojnë dhe në fund blejnë vetëm helme. Për të ndaluar këtë helmim masiv që po i bëhet popullit nuk po merret asnjë masë. Sistemi i sigurisë ushqimore në Shqipëri është në kaos total, një vend ku punohet pa rregulla”,-tregon Prifti.

Sipas saj, qytetarët duhet të tregojnë më shumë kujdes për produktet që konsumojnë dhe të informohen për origjinën dhe përbërjen e tyre, pasi një pjesë e madhe e ushqimeve që gjenden në treg vijnë nga importi. Prifti thekson se shteti nuk bën kontrolle dhe nuk ka rregulla të ndjekura për të parë situatën aktuale.
“Ajo që njerëzit duhet të dinë është që para se të gëlltisin një kafshatë duhet të mendojnë se nga vjen, çfarë helmesh ka, kush e prodhon dhe sa i kontrolluar është ky ushqim. 80 për qind e ushqimeve në Shqipëri vjen nga importi dhe nga disa subjekte që nuk kujdesen fare për cilësinë, pasi u intereson vetëm fitimi. Shteti nuk bën asnjë kontroll dhe nuk ka asnjë rregull, por edhe ata pak fermerë që mbjellin në Shqipëri përdorin plehra kimike si glifosati, herbicidet dhe pesticidet për të rritur sasitë e prodhimeve”,-thotë fermerja.
Prifti tregon se shqetësuese mbetet edhe cilësia e disa produkteve bazë ushqimore, që sipas saj përdoren gjerësisht në përditshmëri nga familjet shqiptare. Ajo përmend këtu llojet e ndryshme të vajit, produktet e mishit e bulmetit, si edhe miellin.
“Është e gjithë gama e ushqimeve, duke filluar nga vajrat që unë i konsideroj ‘lubrifikantë’, produktet e mishit dhe bulmetit dhe te mielli e nënproduktet e tij. I gjithë mielli dhe ato që prodhohen nga mielli në Shqipëri janë të helmuara. Mielli është totalisht pre e përdorimit të glifosatit dhe e mbajtjes së gjatë në magazina. Njerëzit duhet të fillojnë të zgjohen, të gjejnë zgjidhje individuale”-tregon fermerja.

Sipas saj, problematikë mbetet edhe origjina e ushqimit që përdoret për bagëtitë, pasi një pjesë e madhe e tij vjen nga jashtë vendit dhe përmban pesticide.
“Një pjesë e mirë e bagëtive sot vjen nga jashtë, por edhe ato që rriten në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre ushqehen me produkte që vijnë nga importi. Këtu përmend grurin që është me helm, si himja, pra lëkura e një gruri që përdoret si ushqim për bagëtitë. Rrjedhimisht, ai qumësht dhe ai mish është i helmuar. Po ashtu edhe misri dhe elbi që vijnë nga jashtë janë me pesticide”,-u shpreh Prifti.
Fermerja ngre gjithashtu pikëpyetje për rolin e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e produkteve ushqimore. Sipas Priftit, institucioni i AKU-së nuk po bën asgjë për të kontrolluar produktet ushqimore që konsumojnë shqiptarët.
“Unë e di që ekziston institucioni i AKU-së, por nuk e di se çfarë bën ky institucion. A bën njeri ndonjë studim mbi sëmundjet që sjellin këtë pllakosje ‘të së keqes’ për shëndetin e shqiptarëve? Nuk bën njeri asnjë analizë se nga shkaktohet kjo gjë. Nuk e dimë me çfarë merren këto institucione”,-tha Prifti.
Siguria ushqimore mbetet një çështje që kërkon vëmendje të vazhdueshme në mënyrë që produktet që arrijnë te konsumatorët të jenë të sigurta për shëndetin. Ndërsa shqetësimet vazhdojnë të ngrihen nga fermerët, mbetet thelbësore që institucionet përgjegjëse të forcojnë kontrollet dhe monitorimin në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe tregtimit të ushqimeve. Vetëm përmes rregullave të qarta, analizave të vazhdueshme dhe transparencës ndaj konsumatorëve mund të garantohet që produktet që përfundojnë në tryezën e shqiptarëve të jenë të sigurta për shëndetin./CNA
Komisioni Europian po mbështet zhvillimin e reaktorëve bër...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Sipas të dhënave, në Shqipëri qarkullojnë 12,772 makina el...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndr...
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqënd...
Pelikani kaçurrel, siç njihet ndryshe pelikani dalmat, ësh...
Disa ditë më parë gazetari Osman Stafa në një konferencë s...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë...
Një raport i ri nga Agjencia Europiane e Mjedisit paralajm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një raport i ri global i World Obesity Federation zbuloi s...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ardhja e muajit mars shoqërohet jo vetëm me një ndryshim t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rruga Librazhd-Pogradec u bllokua totalisht më 21 shkurt, ...
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...