web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi 220,000 njerëz evakuohen në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve

25 Korrik 2026, 07:39, Kosova & Bota CNA

Mbi 220,000 njerëz evakuohen në Francë dhe Spanjë për

Mbi 220 mijë persona janë evakuuar në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve të mëdha që po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta.

Në Francë, rreth 200 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre në rajonet Gironde dhe Landes. Vetëm pranë Bordeaux, autoritetet urdhëruan evakuimin e afro 60 mijë personave, ndërsa flakët kanë përfshirë mbi 19 mijë hektarë pyje dhe kanë shkatërruar rreth 80 banesa. Presidenti Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë dhe ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian për përballimin e situatës.

Ndërkohë, në Spanjë, një zjarr i madh pranë Madridit është cilësuar nga autoritetet si jashtë kontrollit të zjarrfikësve. Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, ndërsa rreth 25 mijë persona janë evakuuar dhe afro 40 mijë të tjerë janë udhëzuar të qëndrojnë brenda banesave. Deri më tani, flakët kanë djegur mijëra hektarë tokë në rajonet e Madridit dhe Ávilës.

Autoritetet spanjolle po hetojnë shkaqet e njërit prej zjarreve, ndërsa një person është arrestuar nën dyshimin se zjarri mund të jetë shkaktuar nga neglizhenca gjatë përdorimit të makinerive të rënda.

Bashkimi Evropian ka dërguar avionë dhe helikopterë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se valët e të nxehtit dhe ndryshimet klimatike po rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në Evropën Jugore./ CNA





Lajmet e fundit nga