Koreja e Jugut po bëhet një pikë e nxehtë e turizmit mjekësor
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...

Disa ditë më parë gazetari Osman Stafa në një konferencë shtypi të drejtoreshës së QSUT-së, Anxhela Paparizo, bëri një pyetje me akuzë. Ndoshta një “fake news”, një lajm i porositur, një gjysëm e vërtetë për të bërë më shumë zhurmë dhe turpësisht drejtoresha e QSUT-së tha një fjali të shkurtër: “Unë nuk kam një informacion të tillë”.

Në fakt një drejtuese institucioni, duke ditur se çfarë ndodh në QSUT, kthen një përgjigje të drejtpërdrejtë. Këto janë akuza dhe shpifje të pabaza ndaj një ekipi profesionistësh që jep një shërbim jo vetëm cilësor, por që shpëton jetë dhe me mjekë që me rroga dhjetëra herë më të ulëta se kolegët e tyre europianë, japin një shërbim edhe mbi standardet europiane.
Janë po ata mjekë, po ai personel i kardiokirurgjisë apo i strukturave të tjera të kardiologjisë në QSUT të cilët bëjnë një punë jo vetëm për tu vlerësuar, jo vetëm për të marrë një notë të shkëlqyer, por për të theksuar që janë heroikë për cilësinë dhe standardet e shërbimit që japin.

Shërbime të tilla në Europë kushtojnë dhjetëra mijëra euro, në Shqipëri janë thuajse falas. Në QSUT janë me qindra e qindra raste të përditshme, jetë të shpëtuara, nga këta mjekë dhe ky personel. Dhe të dalësh e të thuash që marrin para, dhe të fusësh shuma një mijë apo dy mijë euro, është më tepër sesa një ligësi, pa thënë një gomarllëk publik, sepse me aq para shërbimet të kardiokirurgjisë i merr te privati dhe nuk ke nevojë fare të shkosh në QSUT.
Këta që akuzojnë apo drejtoresha që nuk di të përgjigjet. Si mundet një mjek të marrë 3 mijë euro për një ndërhyrje në QSUT kur me atë vlerë ose pak më shumë ndërhyrja mund të bëhet në spital privat?

Që mund të ketë problematika në sistemin shëndetësor kjo nuk diskutohet, por të flasësh, të lëshosh gojën, jo vetëm gazetari që pyet, por edhe drejtoresha që nuk di të përgjigjet, duke vënë një njollë mbi një ekip profesionistësh që janë pasuria jonë kombëtare sepse shumë të tjerë kanë ikur. Dhe t’ju vësh damka apo t’i njollosësh është më shumë sesa çmenduri është më shumë sesa çmenduri, më shumë se sa e turpshme.

Nëqoftëse ka fakte dhe prova ato bëhen publike. Po ky rast denoncohet dhe në media dhe gazetari e ka mundësinë. Sot e denoncon dhe në rrjetet sociale me emër dhe mbiemër, filan mjek ka marrë para filan pacienti. Por kjo nuk ndodh. Flitet në tymnajë dhe hidhen pyetje në konferenca shtypi me vlera të çmendura. Ajo që ndodh në QSUT është dhënia e një shërbimi të shkëlqyer me standardet më të mira europiane ndaj pacientëve, mos themi për kapacitetet dhe për kohën. Se për të tilla shërbime në Europë duhet të presësh gjashtë muaj apo një vit. Kurse nga ekipi i mjekëve të kardiokirurgjisë në QSUT, i merr për disa javë, kjo është diferenca.

Kjo pjesa e kësaj të paguarës, sikur atje të vijnë të marrin para nga xhepi është një mashtrim i madh publik. Mund të ketë individë ose persona të papërgjegjshëm por në shumicën e rasteve është standarde dhe të gjithë tashmë e dinë që në shërbimin shëndetësor sidomos te kardiokirurgjia dhe strukturat e tjera të kardiologjisë nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk është dëgjuar më që të kërkohet para nga doktorët. Është tjetër çfarë bëjnë vetë pacientët dhe dhuratat që duan të çojnë. Është tjetër të thuash më kanë kërkuar doktorët para në QSUT të kardiokirurgjia.
Ndoshta është një pyetje urdhëruar edhe nga spitalet private, nga konkurrenca e mjekëve që punojnë te këto, kush në një privat e kush te një tjetër. Dhe për çështje xhelozie dhe inate personale hedhin dhe të tilla shashka në konferenca shtypi, ku më shumë sesa përgjegjësia e gazetarit për pyetjen e bërë qëndron përgjegjësia të përgjigja e drejtueses së institucionit e cila jo vetëm nuk mbrojti stafin e mjekëve dhe ekipin që punon në këtë strukturë por uli kokën sikur e miratonte.

Në fakt e vërteta qëndron krejt ndryshe. Të kardiokirurgjia jepet një shërbim shumë cilësor dhe akuzat e stimuluara nga injektime të konkurencës nga spitalet private për të krijuar akuza të pavërteta ndaj mjekëve të kardiokirurgjisë është më shumë sesa e turpshme.
Më e turpshme sesa koka e drejtoreshës që nuk dinte të mblidhej dhe të jepte një përgjigje në sy drejtpërdrejt dhe të fortë gazetarit duke mbrojtur mjekët. Por drejtoresha sot është nesër nuk është. Njolla i ngelet atyre mjekëve të nderuar ku jo të gjithë janë njësoj, pa asnjë diskutim. Por, të akuzosh një masë pa pasur fakte dhe prova është më shumë se sa ligësi.
Nëse ka fakte dhe prova gazetari i nxjerr, nëqoftëse qytetarët kanë fakte dhe prova shkojnë dhe bëjnë kallëzime. Ata mjekë të kardiokirurgjia janë pasuri kombëtare që njollosen nga heshtja dhe mosdija për të dhënë përgjigje nga një drejtoreshë e papërgjegjshme në një konferencë shtypi me një gazetar provokues me akuza të pavërteta që vijnë nga stimulimet e konkurrencës, nga spitalet private por dhe nga mediat e kazanit të “Fane Kapterrit”. /CNA
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë...
Një raport i ri nga Agjencia Europiane e Mjedisit paralajm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një raport i ri global i World Obesity Federation zbuloi s...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ardhja e muajit mars shoqërohet jo vetëm me një ndryshim t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rruga Librazhd-Pogradec u bllokua totalisht më 21 shkurt, ...
Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Bllokimi i aksit kryesor Librazhd-Përrenjas ka detyruar qa...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Rreth 44 mijë shqiptarë kanë emigruar në vendet e Bashkimi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Media ndërkombëtare të specializuara në turizëm po i kusht...
Në një botë që po bëhet gjithnjë e më e paqëndrueshme, Shq...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Pasuria mesatare për të rritur në Evropën Perëndimore ësht...
"Ndryshimi i klimës, zjarret në pyje dhe ndotja e ajrit ja...
Arabia Saudite nisi sulme ajrore ndaj objektivave të rebel...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...