Çmimet e karburantit sot/ Çfarë po ndodh?
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...

Qeveria shqiptare vendosi në korrik të vitit të kaluar një fond prej 3 miliardë lekësh për të garantuar kreditimin e fermerëve nga sektori bankar. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se ky mekanizëm nuk ka rezultuar i suksesshëm.
Në fund të vitit 2025, shuma e shfrytëzuar nga skema në fjalë e garancisë sovrane ishte vetëm 366 milionë lekë. Kjo shumë përbën vetëm 12% të vlerës totale të vendosur në dispozicion për këtë qëllim.
Sipas kushteve të vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Financave merrte përsipër të garantonte 70% të vlerës së huave të fermerëve, për një shumë maksimale kredie prej 25 milionë lekësh.
Marrëveshja parashikonte që huadhënësit të jepnin hua të garantuar subjekteve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerëve të cilët janë të regjistruar dhe të pajisur me certifikatën e NIPT-it të fermerit, sipas tipit të investimit në përputhje me prioritetet e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Norma e interesit të kredive të kontraktuara dhe disbursuara duhet të ishte jo më e lartë se 2%, ndërsa tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e kredisë nuk duhet të ishin në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5%. Huadhënësit duhet ta ofronin kredinë me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 12 muaj. Afati maksimal i huave të garantuara nuk mund të ishte më i gjatë se pesë vjet.
Ndërkohë, koha e lënë në dispozicion për shfrytëzimin e këtij instrumenti ishte relativisht e shkurtër. Ndërkohë që vendimi i Këshillit të Ministrave u miratua më datë 31 korrik 2025, afati përfundimtar i aplikimit pranë huamarrësve ishte data 20 nëntor 2025.
Afati i skemës së garancisë ka përfunduar, megjithatë gjatë muajit shkurt Ministri i Financave dhe i Bujqësisë zhvilluan një takim me drejtuesit e bankave tregtare në vend për të marrë sugjerime rreth mundësive të përmirësimit të kësaj skeme, çka lë të kuptohet se ky mekanizëm mund të përsëritet këtë vit, paralelisht edhe me programin e mbështetjes me likuiditet me çmim të lirë, të ofruar nga Banka e Shqipërisë.
Drejtuesit e bankave shprehën rezerva të shumta rreth këtyre instrumenteve, duke filluar sidomos nga kufizimet e vendosura mbi normën e interesit. Ata argumentuan se huadhënia me një normë interesi 2% për fermerët dhe në përgjithësi njësitë e vogla bujqësore është pothuajse e pamundur, për shkak të kostove dhe rreziqeve të larta që shtron ky segment.
Në takimin me ministrat, bankierët shtruan edhe disa propozime të tjera, si zgjatjen e afatit maksimal të kredisë, bërjen opsionale të periudhës favorizuese (grace period), sqarimin e statusit tregtar të fermerit me atë fiskal, marketing më të koordinuar dhe më intensiv që të njihet gjerësisht produkti, si dhe një përcaktimi më i mirë i investimeve të lejuara në kuadrin e këtyre skemave.
Shkalla e ulët e shfrytëzimit të kësaj skeme konfirmon se skema nuk ishte ndërtuar në mënyrë shumë funksionale dhe mund të ketë nevojë të rishikohet për t’u shërbyer më mirë fermerëve./Monitor.al
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të...
Bllokimi i njërit prej akseve kryesore rrugore, Librazhd-P...
Ndërsa numri i banorëve në Shqipëri ka zbritur në 2.36 mil...
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira ...
Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta deri...
Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët në pjesën më t...
Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndruesh...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranës...
Në një ngjarje të rrallë që ndodh pas 163 vitesh, Ramazani...
Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternim...
Pelegrinazhi në Mekë dhe Medinë, si Umreja dhe Haxhi, kërkon...
Migracioni neto, diferenca mes numrit të personave që hyjn...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri...
Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Edhe pse duket se pyjet në botë “po zgjerojnë” sipërfaqet ...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...