Vranësira dhe reshje shiu/ Moti për ditën e sotme
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...

Shqipëria po kthehet në një azil të madh pasi grup-mosha mbi 65 vjeç në raport me popullsinë në moshe pune (15-64 vjeç) po rritet me ritme shumë shpejta të pa-përjetuara në këtë mënyrë nga asnjë vend tjetër europian.
Të dhënat më të fundit të Eurostat mbi ecurinë demografike në kontinentin europian në 10 vitet e fundit 2015-2025, e pozicionojnë vendin tonë në krye të listës për rritjen e peshës kanë të moshuarit në raport me krahun e punës.
Në vitin 2015, popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbënte rreth 18.2% të totalit të forcës së punës (15-64 vjeç), një rezultat që e kategorizonte vendin tonë relativisht të ri në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian apo vendeve si Italia e Gjermania. Në vitin 2025 grup-mosha mbi 65 vjeç ishte sa 33.3% e forcës së punës.
Ndërmjet 2015 dhe 2025, Shqipëria mban vendin e parë në Europë për rritjen më të lartë të përqindjes së popullsisë mbi moshën 65 vjeç në raportin me popullsinë në moshë pune. Brenda vetëm një dekade, pesha e të moshuarve ndaj popullsisë në moshë pune ka pësuar rritje drastike prej 15.1 pikë përqindjeje, duke kapërcyer çdo vend tjetër të monitoruar në këtë listë (shiko grafikun e mëposhtëm).
Ndërkohë që vende si Moldavia apo Maqedonia e Veriut gjithashtu po përjetojnë rritje të ndjeshme të kësaj grup moshe, ato mbeten pas Shqipërisë me një rritje prej përkatësisht 14.1 dhe 10.7 pikë përqindjeje.
Për shkak të krizës demografike Shqipëria ka pësuar rritje të fortë të moshës mediane të popullsisë. Në 2015-n, mosha mediane (që ndan popullsinë përgjysmë) ishte 34.7 vjeç.
Kjo do të thotë që në 2025-n, gjysma e popullsisë ishte nën 44.3 vjeç, ndërsa 10 vite më parë Shqipëria ishte shumë më e re, me gjysmën e popullsisë që ishte më e re se 34.7 vjeç.
Teksa Europës iu deshën disa dekada të kalojë në një etapë plakjeje të popullsisë, Shqipëria e ka pësuar këtë transformim brenda vetëm një dekade, pasi nga viti 2015 në 2025 mosha mediane në vendin tonë u rrit me 9.6 vite, ritmi më i lartë në kontinent, teksa mesatarja europiane këtë periudhe ishte 2.1 vite.
Ky fenomen i plakjes së përshpejtuar në vendin tonë i atribuohet një kombinimi faktorësh, si emigrimi masiv i moshave të reja dhe rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara si Suedia apo Luksemburgu, ku rritja e moshës mesatare është shumë më e ngadaltë dhe e kontrolluar, Shqipëria po vjetrohet me hapa galopantë pa pasur forcën ekonomike për të mbështetur këtë ndryshim.
Të dhënat e tabelës tregojnë qartë se Shqipëria nuk po përballet thjesht me një proces natyror plakjeje, por me një krizë demografike që kërkon ndërhyrje urgjente. Nëse në vitin 2015 ne ishim ndër vendet më të reja, në vitin 2025 vendi ynë renditet në të njëjtin pozicion nivel me fuqitë e vjetra europiane, por me shumë më pak burime për t’i bërë ballë këtij realiteti të ri. /Monitor
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Edhe pse duket se pyjet në botë “po zgjerojnë” sipërfaqet ...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për dekada me radhë, Shqipëria kryesoi Europën si një prej...
Ditën e sotme moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranës...
Shqipëria po hyn me shpejtësi në një fazë të re të tkurrje...
Obeziteti është i lidhur me një rrezik 70% më të lartë për...
Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Reshjet e shumta të javëve të fundit në juglindje kanë kri...
Kjo e mërkurë sjell reshje shiu të herëpashershme me inten...
Viti i ri filloi me janarin 2026 që ishte ndër pesë më të ...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte...
Në momentin kur bota po hyn në një garë të re industriale,...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha sot se mot...
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, ditën e premte priten r...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve rutinë në fshatin Vlahen të Hasit, janë ...
Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Vlorë pasi qarkullon...
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në aks...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë su...
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës ka mohuar pre...
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti një fjalim në pr...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë sot 250-vjetorin ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...