web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

19 Shkurt 2026, 07:11, Sociale CNA

Ditën e enjte moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në veri e jug të vendit në orët e mesditës e pasdite. Në orët e vona të mbrëmjes mot me vranësira mesatare dhe të dendura në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët priten të bëhen prezente në ekstremet veri dhe jug prej orëve të mesditës. Në orët e mbrëmjes vonë reshjet e herëpashershme të shiut priten të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje - jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 24 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë. /CNA





Lajmet e fundit nga